Mbrojtja e privatësisë, Facebook punëson ish-rregullatorin e Bush
Autori i Lajmit: Redaksia
Uashington - Facebook ka punësuar avokatin Tim Muris, një ish-rregullator i vjetër i administratës Bush për të mbrojtur privatësinë e tij kundër hetimit nga qeveria. Sipas gazetës ekonomike “The Financial Times”, Muris është emëruar ndërsa agjencia e Komisionit Tregtar Federal po shqyrton ankesat që janë bërë kundër rrjetit social për sa i përket privatësisë. Ish-kryetari i Komisionit Tregtar, Murris, tashmë punon si avokat në firmën private “OMelveny & Myers”. Më herët gjatë këtij viti, Murris u paraqit përpara një komiteti të tregtisë së Senatit, ku kundërshtonte propozimin që i jepte KFT-së më shumë pushtet për të kaluar rregullat, si për shembull çështjet e sigurisë. Propozimi u kalua dhe në Dhomën e Përfaqësuesve dhe ka mbështetjen e avokatëve të të drejtave të konsumatorëve. Ata e mbështesin një projektligj të tillë, i cili tashmë është duke u debatuar në Senat. Qeveritë në të gjithë botën po përpiqen të vendosin se si të rregullojnë Facebookun, ndërkohë që sa vjen dhe fuqizohet. Faqja e internetit tashmë numëron rreth 400 milionë përdorues në të gjithë botën. Por së fundmi ata kanë qenë në qendër të kritikave në lidhje me politikat e tyre të privatësisë. Më 5 maj, grupi i avokatisë me bazë në Uashington, “Electronic Privacy Information Center”, në emër të tij dhe 14 organizatave të tjerë të mbrojtjes së privatësisë dhe konsumatorit, dorëzuan një ankesë ku pretendohej se Facebook “ishte përfshirë në praktika të pandershme dhe mashtruese tregtie në kundërshtim me ligjin e mbrojtjes së konsumatorit”. Kjo parashikon dhe ndryshimet e fundit të rrjetit social, që lejojnë zbulimin e të dhënave nga palë të treta pa u marrë pëlqimin e rrjetit. Një muaj më parë senatori Charles Schumer i kërkoi gjithashtu Komisionit Tregtar Federal që të nxirrte një udhëzues për përdorimin e të dhënave të përdoruesve të sajteve sociale.
Ky lajm është publikuar: 11/05/2010