“Nënë, a mund ta sundoj botën”?
Autori i Lajmit: Redaksia
Uashington - Teksa i shikon, duken si çdo fëmijë normal në krahët e nënës së tij biologjike. Amerikania “Foreign Policy” ka publikuar fotografitë e 10 prej liderëve më të pushtetshëm të botës, ndërsa kultivonin aftësitë drejtuese të liderit të ardhshëm të vendit. (Mungon fotoja e Berluskonit). E kush do ta imagjinote kryeministrin aktual dhe ish-presidentit rus, Vladimir Putin, që pozon krejtësisht i ndrojtur në krahët e nënës, Maria Ivanova, korrikun e vitit 1958. Me duart e mbledhura përpara, ai të jep përshtypjen e një djaloshi të tërhequr, që ngurron të shohë drejt objektivit të aparatit. E kundërta e Putinit shfaqet Barak Obama. Presidenti amerikan pozon në një foto me ngjyra në krahët e nënës së tij të bardhë, Stanley Ann Dunham. Fotoja ku Obama shfaqet shumë i lumtur, mendohet të jetë shkrepur andej nga vitet 60. I vetmi që të jep përshtypjen e një lideri të ardhshëm, madje, pse jo dhe të një diktatori, është lideri koreanoverior, Kim Jong Il. I veshur me një kostum tradicional, pranë një gruaje që mendohet të jetë nëna e tij, Kim Jong Suk, ai kundron diku me përqendrimin e një lideri tipik. Fotoja e përzgjedhur nga Policy për kryeministrin italian, Silvio Berluskoni, dhe nëna e tij, Rosa, nuk është në vegjëli. Me sa duket, amerikanët nuk kanë arritur dot të gjejnë celuloidin e ndonjërës prej fotove të tij. Ai shfaqet përkrah nënës që nuk jeton më gjatë votimit në zgjedhjet e 9 prillit 2006. Shumë e vjetër është poza e kryeministrit britanik, Gordon Braun. Ai ka dalë me familjen e tij dhe i dallohen fare qartë veshët e mëdhenj, një veçori edhe e ditëve të sotme. Duke pozuar sipër biçikletës së tij, së bashku me familjen në vitin 1974, djaloshi simpatik, Bashar al-Assad, presidenti i ardhshëm i Sirisë, ka dalë me nënën e tij, Anisah Makhlouf, dhe babanë atëherë president, Hafez al-Assad. Ashtu si Berluskoni edhe mikesha e tij, kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka dalë gjatë fushatës zgjedhore me nënën e saj, Herlind Kasner, më 11 shtator 2005. Interesante është dhe poza e presidentit të ardhshëm amerikan, Ronald Regan, me nënën, Nelle dhe babanë e tij, Xhon, në Kaliforni. Sarkozisë deri tani i kemi njohur babanë, (piktori që ekspozoi së fundmi pikturat e tij në një galeri në Paris). Ai ndodhet gjatë një vizite protokollare së bashku me nënën e tij, Andrée Sarkozi. Kjo e fundit takon presidentin kinez Hu Jintao më 2007. Foto për tu veçuar është ajo e Barbara Bushit me bashkëshortin e saj, Xhorxh Herbert Uoker Bush, dhe djalin, Xhorxh Uoker Bush, në verën e vitit 1955.
Ky lajm është publikuar: 11/05/2010