E Shtunë, 31 Tetor 2026

Delvine, shkaterrohen 20 varre te deshmoreve te luftes

Delvine- Persona te paidentifikuar kane sulmuar "Varrezat e Deshmoreve" ne Delvine, duke demtuar 20 prej tyre, dhe shkaktuar irritimin e familjareve te te reneve dhe autoriteteve vendore. Ngjarja ka ndodhur duke u zbardhur dita e djeshme, por eshte zbuluar rastesisht nga kalimtaret, qe te indinjuar nga pamja qe kane hasur ne periferi te qytezes, njoftuan policine vendore. Burime zyrtare nga Komisariati i Sarandes konfirmuan dje lajmin per gazeten "KJ" duke bere me dije se ne vendngjarje ka shkuar nje grup hetimor, qe verifikoi demet e shkaktuara. "Behet fjale per varre te demtuara me mjete te forta. Jane shkaterruar kokat e mermerta, vazot dhe te gjitha pjeset zbukuruese", tha nje pjesetar i grupit hetimor per ngjarjen. Menjehere kane nisur hetimet dhe jane marre ne pyetje banore te zones perreth, per te mesuar nese kishin pare autoret e sulmit. Po keshtu ekspertet jane perpjekur te zbulojne gjurme te te dyshuarve, nderkohe qe nuk ka nje motiv per ngjarjen e ndodhur. Policia heton per ndonje problem pronesie, ose nje akt adoleshentesh. Deri dje ne mbremje, nuk ka pasur asnje te ndaluar nga Policia e Delvines, kurse ne pyetje jane marre disa te rinj te njohur si kontingjent. Ne keto varreza prehen eshtrat e deshmoreve te Luftes se Pare dhe te Dyte Boterore. Menjehere sapo kane mesuar ngjarjen, familjaret e deshmoreve kane zbarkuar tek drejtuesit e pushtetit vendor dhe te policise, duke kerkuar qe te zbulohen autoret dhe te ndeshkohen ligjerisht. Po keshtu pushtetaret vendore kane reaguar publikisht, duke denuar aktin si te shemtuar dhe kerkuar kapjen e te dyshuarve.

B.Bejko


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›