Masakrohet roja i "Bechtel-Enka"
Mirdite- I besojne per te ruajtur magazinat kryesore te kompanise turko-amerikane, "Bechtel-Enka", por nuk ka mundur te mbroje veten, perballe dy vellezerve te dyshuar si agresore, Arian dhe Celnik Pershqefa. Ndue Gega, 43-vjec, ka marre plage te shumta ne koke dhe trup, ndersa gjendet ne spitalin e Rreshenit nen mjekim intensiv. Grupi hetimor mori deklarimet e te demtuarit dhe deshmitareve, duke arritur te zbardhte identitetin e autoreve dhe t'i vinte ne pranga brenda disa oresh. Motivi i ngjarjes cilesohet tentativa e grabitjes se kantierit me pajisje dhe makineri te kompanise dhe perpjekja per presion, me qellim zenien e vendit te punes.
Ngjarja
Burime zyrtare te policise thane se ngjarja e rende ka ndodhur ne oret e para te dites se djeshme, teksa roja ka qene ne vendin e tij te punes, ne nje pike kantieri prane trasese se autostrades Durres-Kukes, segmenti Rreshen-Kalimash, kur dy te rinj i jane afruar dhe pa i bere asnje paralajmerim e kane qelluar me mjete te forta, derisa e kane lene pa ndjenja. Ne vendngjarje kane mberritur forca policise se komisariatit te Mirdites, te cilet kane bere keqyrjen e vendit te krimit dhe kane mundur qe te gjejne disa prova materiale qe do i vijne ne ndihme te hetimit. Gjithashtu dy hetues pas shume perpjekjesh kane mundur qe te marrin deklarime te shkurtra te viktimes per autoret e dyshuar. Ata jane vellezerit Arian dhe Celnik Pershqefa, nga komuna e Fanit. Policia ka mundur qe te realizoje ndalimin e tyre dhe po merren ne pyetje per shkakun qe i ka detyruar te realizojne agresionin ndaj rojes. Dy jane pistat qe po heton policia, njera me qellim grabitjen e objekteve qe kishte nen ruajtje 43-vjecari dhe pista tjeter eshte tentativa per t'i bere presion, me qellim zenien e vendit te tij te punes.
Rrefimi
"Isha i vetem ne vendroje rreth ores 01:00. Aty me kane ardhur dy vellezerit Pershqefa qe jane edhe bashkefshatare te mi, rreth moshe 24-25 vjec. Ata me kerkuan qe te largohesha nga vendi i rojes me pretendimin se objektet qe une ruaja, ishin ne token e tyre. Edhe pse ata kembengulen une nuk u largova per asnje moment, pasi une kisha pergjegjesi per objektin qe po ruaja", rrefen i demtuari Ndue Gega historine per "KJ". Ai u ka thene qe te sqaroheshin me firmen per pretendimet qe kishin. "Ne kohen qe une po flisja me njerin prej vellezerve, tjetri me ka goditur me nje lopate pas koke dhe kam rene pa ndjenja. Bertita dhe nje tjeter roje, degjoi duke ardhur menjehere. Por dy agresoret e kane kercenuar qe te mos afrohej duke i thene se do ta pesosh me keq se Nduja, nderkohe qe mua me qellonin, pa ndaluar per asnje moment", vijon rrefimin 43-vjecari. Me dhimbje ne te gjithe trupin ai tregon se vetem kalimi ne gjendje shoku, pengoi agresoret qe kishin kujtuar se nderroi jete. "U permenda vetem rreth ores 03:00 te mengjesit ne spital", perfundon Ndue Gega.
Aleksander Ndoja