Gjirokaster, bastisjet e minoritareve, pranga te tretit
Policia e Gjirokastres prangos nje tjeter te dyshuar per vjedhjet seri te kryera ne zonen minoritare te Dropullit. Burime zyrtare bene me dije se i ndaluari eshte 43-vjecari Panajot Rondo, i dyshuar se ka vjedhur sende te ndryshme ne disa banesa private ne fshatin Dhuvjan, te rrethit te Gjirokastres. Pas kontrollit qe policia ushtroi ne banesen e te ndaluarit, gjeti dhe sekuestroi ne cilesine e proves materiale troko, trapano, kompresore, pompa uji, fshese me korrent, radio dore dhe sende te tjera. Pak jave me pare u ndaluan edhe dy te dyshuar te tjere, per grabitje dhe vjedhje ne zonen minoritare.
B. K.
B. K.