E le e dashura, bresheri plumbash mbi shtepi
Lezhe- Megjithese i martuar dhe me femije, nuk e ka pranuar dot faktin e ndarjes nga e dashura, duke gjuajtur me bresheri automatiku ne drejtim te shtepise se saj. Policia e Lezhes ka arrestuar mengjesin e djeshem, te dyshuarin Preng Gjoka, nga fshati Ishull Lezhe, pas denoncimit te familjes se B. Koles, banuese ne fshatin Tresh. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 22:00 te se merkures, ndersa familjaret te terrorizuar jane munduar te shtrihen barkazi, per t'iu shpetuar bresherive. Menjehere Kola ka bere denoncimin ne komisariat duke hedhur edhe dyshimet per autorin. Ne deshmine e dhene, kryefamiljari ka shpjeguar se vajza e tij kishte pasur lidhje intime me te dyshuarin deri gjashte muaj me pare, kur kishte mesuar se Preng Gjoka ishte i martuar dhe me femije. Madje Gjoka here pas here kishte kercenuar vajzen dhe prinderit e saj, se do i vriste dhe nje tentative te tille ka ndermarre mbremjen e se merkures, duke shkuar me makine ne fshatin Tresh. Per fat te mire nuk ka pasur viktima, por vetem deme materiale. Ndalimi i Gjokes u be brenda disa minutash dhe ndaj tij u ngrit akuza e "tentatives se vrasjes" dhe "armembajtjes pa leje". I dyshuari Gjoka ka mohuar akuzen, ndersa ekspertet gjeten 18 gezhoja.
A. B.
A. B.