E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbyll punimet aktiviteti mbi trashegimine zgjedhore evropiane

Në dhjetë vitet e aplikimit të tij konsiderohet si një histori suksesi Kodi i Praktikës së Mirë të çështjeve Zgjedhore i Komisionit Evropian për demokraci përmes Ligjit, Komisioni i Venecias. Ky është konkluzioni i tryezës së që u mbajt në Tiranë për trashëgiminë elektorale europiane, si aktivitet në kuadër të presidencës shqiptare të Këshillit të Evropës.
Politika shqiptare ka hartuar kodet e saj zgjedhore dhe atë që është në proces përfundimi pikërisht bazuar mbi këshillat dhe praktikat e mira që sugjeron Komisioni i Venecias dhe mbi rekomandimet e organizatës që vëzhgon zgjedhjet në Shqipëri OSBE/ODIHR. Edhe aplikimi i teknologjisë në procese zgjedhore gjen bazë tek Kodi i Praktikës së Mirë, i cili krahas avantazheve sugjeron kujdes maksimal dhe masa paraprake për të minimizuar rrezikun e mashtrimit.
Aktiviteti dyditor u mbajt dhjetë ditë para përfundimit të afatit të Komisionit të Reformës Zgjedhore. Kryetarja e Kuvendit Topalli dhe Ambasadori i OSBE-së Volfarth ishin në unision kur bën thirrje që vija e finishit erdhi dhe reformat duhen mbyllur me mbylljen e sesionit. Në të njëjtën ditë kryeministri Berisha shprehu gadishmërinë e mazhorancës për ta kryer këtë process , madje dhe për t’u takuar me kreun e opozitës nëse do takimi do të ishte nxitje më e fortë. Ekspertët vijojnë të jenë në kontakt, por që nga rimandatimi i tij komisioni ka zhvilluar vetëm një mbledhje pa rezultat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›