E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori i BE-se apel per realizimin e reformes zgjedhore

Koha po ecën dhe ajo nuk duhet të humbet më për përmbushjen e reformave. Ka qënë kjo thirrja e ambasadorit të BE-së Etore Sequi nga Shkodra në lidhje me reformën zgjedhore. Sipas tij, çdo gjë varet nga Shqipëria, por njëkohësisht beson në arritjen e kompromisit..
"Ashtu siç ka thënë edhe komisioneri Fyle disa ditë më parë, kohë nuk ka dhe ora troket. Kam besim se çka në vlerat e Evropës që është dialogu, kompromisi, mund të shërbejnë asaj që është interesi kombëtar për Shqipërinë. Që është integrimi në Evropë. Dhe kjo është kryesorja për publikun, siç është ky project dhe shumë projekte tjera dhe koha do i tregojë. Varet nga Shqipëria, ne jemi këtu për të asistuar, por varet nga vullneti politik i Shqipërisë. Është e mundur por nuk duhet shpenzuar kohë. Në sensin që duhet të përmbushni shumë shpejt paketën e ashtuquajtur të nëentorit, reformën elektorale, parlamentare dhe të imunitetit dhe adresimin e gjithë prioriteteve të tjera. Është shumë e mundur por koha po ecën", vuri në dukje ambasadori Sequi.
Ambasadori Sequi këto komente i bëri gjatë inspektimit të punimeve në zonën muzeale të Shkodrës, i shoqëruar nga Ministri i Kulturës, Aldo Bumçi dhe përfaqësues të pushtetit vendor në Shkodër.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›