Picari: Jemi te kenaqur nga VIP-at
Drejtoresha e Pergjithshme e Tatimeve, Gerta Picari, ne nje forum biznesi te organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtise, tha se gjate tremujorit te fundit te vitit 2007, mbi 75 per qind e biznesit te madh ka deklaruar ne menyre elektronike TVSH-ne. "Me shume se 75 per qind e tatimpaguesve te medhenj kane deklaruar ne menyre elektronike TVSH-ne, per periudhat tatimore shtator, tetor, nentor 2007 dhe gjejme rastin t'i falenderojme ata per mbeshtetjen e ketij projekti, i cili do t'i sherbeje permiresimit ne pergjithesi te marredhenieve midis administrates tatimore dhe tatimpaguesve, dhe do te ndikoje ne uljen e korrupsionit dhe ne reduktimin e kostove administrative te mbledhjes se tatimeve si per tatimpaguesit, ashtu edhe per administraten tatimore", - tha Picari. DPT-ja e mbeshtetur nga Projekti i Marreveshjes se Sfides se Mijevjecarit per Shqiperine, i cili administrohet nga USAID, ka ofruar sherbimin e deklarimit dhe pageses elektronike te TVSH-se.