E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyllen dyert e shkollave

Ministria urdhëron ndërprerjen e mësimit në zonën e fatkeqësisë deri ne çminimin e gjithe zones perreth komunave te Vores

Shpërthimi i tmerrshëm i cili ndodhi mesditën e 15 marsit në fshatin e Gërdecit nuk ka kursyer as institucionet arsimore. Shkolla e Gërdecit dhe shkollat e tjera të zonave rreth tij kanë pësuar dëmtime të mëdha si pasojë e shpërthimit. Për t’u njohur me nga afër me këtë problem Ministri iArsimit dhe Shkencës Genc Pollo udhëtoi dje në qytetin e Vorës. Pasi është njohur me gjendjen, Ministri Pollo është takuar me drejtues të Pushtetit Vendor dhe zyrtarë Arsimorë të rrethit Tiranë, të cilët kishin bërë inspektimin e shkollave në zonën e shpërthimit. Shpërthimi i fuqishëm kishte lënë pas shumë dëme, por sipas zyrtarëve në disa shkolla ka patur dëmtime kryesisht të dyerve dhe dritareve. Ministri i Arsimit Genc Pollo urdhëroi që në shkollat bazë të Gërdecit, Vorës, Marikajt, dhe Marqinetit, të dëmtuara nga shpërthimi të pezullohen aktivitetet mësimore duke filluar nga kjo e hënë e deri në normalizimin e gjendjes. Për të vënë rregull mbi kaosin e krijuar, duke filluar që nga dita e nesërme, drejtorët e shkollave dhe gjithë personeli shkollor do të angazhohen për pastrimin dhe inventarizimin e shkollave. Pollo deklaroi dje se Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Pushteti Vendor, në fillim të kësaj jave do të fillojë punën për riparimet e domosdoshme në shkollat e dëmtuara.Marsel Lela

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›