E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyllen qendrat e votimit, rezultatet rreth mesnatës

PRISHTINë- Rivotimi në balotazhin për kryetar komune në Prizren dhe Lipjan ka qënë i qetë dhe pa probleme, ndërsa rezultatet e para pritet të publikohen sonte në mesnatë, bëri të ditur Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), ndërkohë që qendrat e votimit u mbyllën në orën 19:00. Sipas të dhënave operative nga këto komuna, të publikuara sonte nga media, në komunën e Lipjanit kanë marrë pjesë në votime rreth 57 për qind e qytetarëve me të drejtë vote, ndërsa në Prizren rreth 40 për qind. Sot u zhvillua randi i tretë i votimeve për kryetar komune në Prizren dhe Lipjan pas vendimit për rivotim nga Komisioni Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (KZAP), i cili kishte shqyrtuar dhe pranuar ankesa për parregullsi në balotazhin e 13 dhjetorit të zgjedhjeve lokale në Kosovë. Raundi i parë i këtyre zgjedhjeve u zhvillua më 15 nëntor të vitit të kaluar. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›