E Diel, 1 Nëntor 2026

Ura e Shkozës, problematike për qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve

TIRANE- Mjafton një shi i imët dhe ura e Shkozës behët pothuajse e pakalueshme për autmojetet dhe njerëzit. Gropat e mëdha mbushen me ujë duke e bërë të vështirë qarkullimin dhe duke krijuar trafik. Drejtuesit e automjeteve shprehen se ura është gjithmonë në këtë gjendje ndërsa makinat dëmtohen duke kaluar në të. “Ura është shtruar na 10 hërë , është prishur sërish kështu vazhdon puna. Ska bërë vaki me pas ura me gropa në vitin 2010.” thonë drejtuesit e mjeteve. Ura e Shkozës është problematike dhe në ditët kur moti është i thatë për shkak të gropave disa centimetra të thella. (e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›