E Shtunë, 31 Tetor 2026

Borë, disa komuna të bllokuara, vështirësi në qarkullim

BULQIZë- Zonat veriore, ato verilinodre dhe juglindore gjenden sot në ditën e tretë të problematikës që sjellin rreshjet e mëdha të dëborës dhe temperaturat e ulëta të shoqëruara me ngricat në rrugë. Vermoshi i Shkodrës vazhdon të jetë i bllokuar ku në disa fshatra mendohet se bora ka kaluar 1 meter. Probleme të theksuara për qarkullimin ka në segmentet rrugore Bulqizë–Milot dhe Bulqizë–Peshkopi, ku lëvizet vetëm me zinxhirë për shkak se vazhdojnë rreshjet e dëborës. Të bllokuara në Bulqizë e Mirditë mbeten komunat Ostren, Martanesh, Trebisht dhe Klenjë. Ndërkohë vështirësi paraqiten edhe në segmentin rrugor Kukës-Fushë Arrëz si pasojë e pranisë së akullit dhe borës. Vështirësi të mëdha edhe në Qafën e Malit që lidh trekëndëshin verior Pukë-Shkodër-Tropojë. Ndërsa në Kukës vështirësi në qarkullim ka në rrugët që lidhin Kukësin me komunat Kalis, Zapod, Gryke Caj dhe Arren. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›