“Gjeneralët e ushtrisë së vdekur”
05/10/2009 Nipërit udhëtim në tokën ku u vra xhaxhai ushtar
Dy vëllezër italianë erdhën në Shqipëri për të parë vendin ku ishte vrarë xhaxhai i tyre, atëherë ushtar. Mediat italiane përshkruajnë këtë moment. Leone Dal Santo u lind më 20 prill të vitit 1920 në Chiuppano, me baba Giuseppe dhe nënë Amabile Greselin. Me profesion fshatar, por me shkollë elementare, më 2 shkurt të vitit 1940 thirret në armë nga regjimenti i alpinistëve, me batalionin e Vicencës, ku dërgohet në Bari e prej andej në Durrës të Shqipërisë. Atje plagoset dhe dërgohet në Padova e mandej pas shërimit niset prapë për në luftë. Ushtari italian vdes gjatë luftimeve në 18 dhjetor të vitit 1940 dhe u varros menjëherë atje. Nga ana tjetër nuk janë surprizë udhëtimet për vëllezërit Giorgio dhe Gaetano Dal Santo, djemtë e Giovannit, që ishte vëllai i Leones. Ata kishin përshkruar me mijëra kilometra, nga Greqia duke vijuar më pas me Moskën, Pekinin dhe Amerikën e Veriut. E ç’janë 2 mijë kilometra për të ardhur në Shqipëri, në vendin ku kishte vdekur xhaxhai i tyre? Ai ishte një prej italianëve të shumtë që luftuan në kufirin shqiptaro-grek, buzë lumit të Vjosës, ku uji rridhte i kuq nga gjaku i tyre. Në vitin 1962 u zgjua interesi i autoriteteve italiane për të ardhur në Shqipëri e të mblidhnin eshtrat e ushtarëve të tyre të vrarë gjatë luftës (më saktësisht këto momente përshkruhen me mjeshtëri në romanin “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, të Ismail Kadaresë). Kështu mbërriti edhe arka me eshtrat e Leones, por askush nuk foli rreth shkaqeve të vdekjes apo plagëve që ai kishte marrë. Asokohe Shqipëria përshkruhej prej italianëve si toka e dhive dhe izolimit total politik. Dy nipërit e Leones kishin vetëm një foto të xhaxhait të tyre dhe të shtyrë nga kurioziteti i kësaj toke vendosën ta shkelnin vetë atë për të përjetuar edhe njëherë atë atmosferë që patën ndier paraardhësit e tyre. Kësisoj nisen nga Venecia për në drejtim të Drinit, duke kaluar nga Mali i Zi për në Shkodër. Nga andej ikin për në destinacionin e tyre, kufirin greko-shqiptar dhe rrugës kalojnë nga Pogradeci, për të mbërritur më pas në Ersekë e Leskovik, pikërisht duke kaluar nga lumi i Vjosës. Menjëherë nisën të imagjinonin ushtrinë italiane teksa ecte në ato ngushtica apo rrëpira. Me vete kishin marrë disa dokumente të ushtrisë së Romës dhe arkivit të shtetit për të gjetur saktësisht koordinatat e vendit ku ishte vrarë xhaxhai i tyre. Rrugës nuk panë asnjeri. Me të hipur në majë të malit nisën të imagjinonin mënyrën sesi mund të ishte vrarë xhaxhai i tyre. Por mbetën të surprizuar sepse nuk panë asnjë shenjë që mund të tregonte që atje ishte zhvilluar ndonjë luftë, kështu që gjithçka ia dedikonin imagjinatës së tyre, pasi edhe kur pyetën banorë të zonës, atyre nuk u kishte folur askush (fakt i çuditshëm pasi dihet që shqiptarët janë mikpritës dhe të muhabetit, sidomos në meditime të kohërave të shkuara). Kësisoj, duke u bazuar tek të dhënat që kishin marrë me vete nga Italia, dy vëllezërit arritën të krijonin një situatë imagjinare rreth asaj që kishte ndodhur dhe kështu rikujtuan sakrificën e xhaxhait të tyre që kishte lënë kockat në malet shqiptare. Me një sërë pakënaqësish rreth këtij vendi, ose më saktësisht rreth peizazhit apo sjelljes së shqiptarëve me paraardhësit e tyre, ata u rikthyen sërish në Itali.