Durrësi së shpejti me port jahtesh
05/10/2009 Kërkesë nga një kompani private, këshilltarët bashkiakë miratojnë
Zbatimi i projektit do të pasonte me një bum vizitorësh
DURRES- Porti i Durrësit do të ketë shumë shpejt portin e vet për jahtet duke i dhënë fund të gjitha hamendësive lidhur me vendin apo mundësinë e ndërtimit të një porti të tillë turistik. Kërkesa për ndërtimin e një porti të tillë është bërë nga shoqëria ISDC dhe pjesa më e madhe e këshilltarëve kanë shprehur miratim. Krahas të tjerave shoqëria që ka marrë përsipër të afrojë projektin ka marrë në konsideratë jo vetëm fitimet dhe zhvillimin e turizmit, por edhe ndikimin në mjedis. Një kusht i tillë është vënë nga Ministria e Mjedisit dhe është ndër pikat më parësore të hartuesve, por edhe të investitorit të projektit. Ndërtimi i portit turistik dhe vënia në punë e tij në Durrës do të ketë rritje të numrit të të punësuarve në qytet duke ndikuar pozitivisht edhe në ekonominë e qytetit, ndërkohë që turistët e huaj do e përfshijnë bregdetin e Durrësit masivisht në guidat e tyre. Ndërsa pritej që bashkia të ndeshte në kundërshti nga mandatet e së djathtës dhe të aleatëve të PD, ka ndodhur ndryshe. Socialistët e kryetarit të Bashkisë, Vangjush Dako, kanë ngritur kartonin e kuq duke tentuar të bëjnë blofin në hedhjen poshtë të miratimit në parim për hartimin e projektit të portit të jahteve. Pas anëtarëve të PD në këshill, në të njëjtën linjë kanë qenë edhe këshilltarët e LSI-së nëpërmjet kryetarit të tyre Vasip Habili. Socialistët kanë thënë se ende nuk kanë hartë të saktë dhe të qartë të vendit të ndërtimit të portit të ri. Për studimin e vijës bregdetare në pjesën perëndimore të qytetit, që përshkon faqen e kodrës së Durrësit deri në Currila është menduar të investohet 20 milionë lekë. Nga një studim i tillë pritej edhe fati i investimeve të tjera. Një fakt i tilla ka mjaftuar për këshilltarët që janë shprehur kundër për të kërkuar më shumë kohë dhe argumente. Sipas pohimeve që vinë nga grupime këshilltarësh, mosmiratimi për ndërtimin e portit të jahteve vijon të jetë në të njëjtën linjë si dhe kundërshtimi për projektin e portit të peshkimit. Fare pranë murit të portit dhe hyrjes numër një ka pasur tendenca të vazhdueshme nga biznesi dhe politika për të përfituar çfarë të munden duke kërkuar hapësira për ndërtime pallatesh apo lokale e biznese. Në planimetrinë e paraqitur është përcaktuar si vend për ndërtimin e portit turistik shëtitorja “Taulantia”. Porti turistik do të nisë tek kullat në afërsi të murit rrethues të portit, në anën perëndimore, deri në fund të saj. Aktualisht gjithçka është në fazën e studimit pasi do të jetë kompania që ka bërë studimin e vijës perëndimore ajo që do ta përcaktojë vendin e portit të ri të jahteve. Vetëm studimi i ndikimit në mjedis ka kushtuar 1 milion euro për të pasuar me shumën në 10 milionë euro që mendohet se do të kushtojë zbatimi i projektit. Konsulenti i Bankës Botërore “Raymond Woodbridge” ka më se 7-8 vjet që ka afruar mendimin për ndërtimin e portit të jahteve nisur nga pozicioni gjeografik dhe pasuria arkeologjike e historike e qytetit nën kodrën e Durrësit. Madje është thënë se një port i tillë mund të ndërtohet paralelisht me atë të peshkimit.