E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyllet faza e dyte, "ankth" ne fund

Se kush do te mbetet ne krye dhe ne fund, gjithcka do te percaktohet pas ndeshjeve te dites se sotme. Pas perfundimit te javes se 22-te do te mesohen edhe verdiktet per ekipet tona te Kategorise Superiore. Ne te njejten ore, ne 14. 30 do te luhen te gjitha ndeshjet e Superiores. FSHF, per te shmangur ndonje marreveshje te mundshme dhe per te shmangur cdo debat, ka vendosur qe java e fundit e fazes se dyte te luhet ne nje ore. Tirana dhe Vllaznia, njera prej tyre do te jete e para dhe ne fund te faze se trete do te luaje ne fushen e saj me ekipin qe do te mbetet ne vend te dyte. Sakaq, Partizani do te udhetoje ne Elbasan, ku e pret nje ndeshje e veshtire. Pozitat e te kuqve mund te lekunden ne rast se munden nga Elbasani dhe nga ana tjeter fitojne Bylis apo Lushnja. Ekipet qe ndodhen ne fund do te kene te gjitha ndeshje te veshtira. Gjasat jane qe pas perfundimit te fazes se dyte, ne fund pozitat e seciles prej tyre do te mbeten te njejta. Faza e fundit e kampionatit do te varet edhe nga pozicioni i seciles skuader, pasi formula e kampionatit parashikon ndeshje brenda dhe jashte, ne baze te renditjes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›