E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mashtrimin 147 mije dollaresh, policia ne kerkim te 55-vjecarit

TIRANE - Merr 147 mije dollare me premtimi per ta bere aksioner ne ndertimin e nje pallati ne zonen e shkolles se Baletit ne Tirane, dhe ja mbath. Policia e Tiranes ka bere te ditur gjate dites se djeshme se, ka derguar ne prokurori Fatmir Rexhen, 55 vjec nga kryeqyteti. Denoncimi ndaj 55-vjecari ka ardhur nga personi i cili eshte ndjere i mashtruar nga miku i tij. Por ndaj Rexhes, ky nuk eshte denoncimi i pare. Per te ne policine e kryeqytetit kane ardhur dhe disa kallezime te tjera, perseri ne shuma te medha. Por me te marre parate, 55-vjecari zhdukej dhe nuk i kthente me. Uniformat blu thane gjate dites se djeshme se, ishin efektivet e sektorit Kunder Krimit Ekonomik- Financiar qe kane bere hetimet ne lidhje me denoncimin e nje personi, emri i te cilit nuk eshte bere i ditur. Gjithcka kishte nisur kohe me pare, ne vitin 2004. Fatmir Rexha, 55 vjec, kishte biseduar me nje mikun e tij se, do te ndertonte nje pallat ne rrugen e "Elbasanit", ne vendin e quajtur "Shkolla e Baletit". E per kete si fillim i duheshin rreth 150 mije dollare. Por denoncuesi i ka dhene atij vetem 147 mije. Burime prane grupit te hetimit kane bere te ditur se, Rexha i kishte premtuar se, ai do te ishte aksioner ne pallat, si dhe do te merrte dhe banese ne kete pallat. Por me marrjen e parave 55-vjecari ka filluar qe te largohet duke mbajtur me premtime per nisjen e punimeve. Gjithashtu ne kete menyre, i kerkuari nga policia kishte mashtruar dhe nje qytetar nga Kruja. Dhe atij i kishte premtuar qe do ta bente aksionet ne pallat dhe se do ti jepte dhe shtepi. Por me te marre dhe parate e ketij personi, qe sipas policise jane nje shume e madhe, ai eshte larguar. Nga hetimet e bera deri me tani dhe verifikimet ne terren, uniformat blu kane arritur ne perfundimin se, ai ka ikur jashte shtetit. Emri i Fatmir Rexhes tani eshte ne listat e Interpol Tiranes.

Artan Cena

Denoncimi i pare

Ndaj Fatmir Rexhas, 55 vjec, ishte i proceduar dhe me pare per mashtrim. Sipas Policise se Shtetit, i lartpermenduri ka mashtruar nje qytetar duke i marre 8600 euro, por me pas eshte larguar. Shtetasi i lartpermendur ka konsumuar akuzen e "mashtrimit"


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›