Aksidentet, tre te vdekur dhe disa te plagosur
TIRANE - Aksidentet kane qene te shumta gjate dites se djeshme, me tre viktima dhe disa te plagosur. I pari ka ndodhur ne rrugen para Partise Socialiste, kur nje makine perplasi nje kalimtar duke e lene ne gjendje te rende. Pak me vone dy makina u perplasen ne autostraden Tirane-Lezhe, ku nje tjeter person ngeli i plagosur rende. Rreth mesdites ne rrugen e Kavajes, nje makine Tojota, ka perplasur per vdekje te moshuarin Nuri Nazami, 90 vjec. Me pas nje aksident i ndodhur ne autostraden Tirane-Durres ka lene dy te plagosur, qe quar ne Spitalin Ushtarak. Ne oret e pasdites dhe ne Elbasan jane perplasur dy makina qe ka sjelle dhe dy te plagosur te tjere, duke rritur numrin e personave te perfshire ne aksidente rrugore. Por nuk eshte mbyllur me kaq. Ne oret e mbremjes ne autostraden e vdekjes, ate Tirane-Lezhe nje makine ka dale jashte rruge duke i marre jeten 60-vjecares, Feride Shqalsi. Gjithashtu gjate dites se djeshme nje 29-vjecar shqiptar ka humbur jeten ne Forli, Itali. Alban Culhaj ishte duke udhetuar me makinen e tij te llojit "BMV", kur ka dale jashte rruge duke gjetur vdekjen. Policia ka shkuar ne te gjitha vendngjarjet dhe autoret e dyshuar te ketyre ngjarjeve.
Eduart Gega prej disa ditesh nuk fliste me njeri
I jep fund jetes me 4 kokrra fostoksine, djali i avokatit Gega
FIER - Nje 22-vjecar nga Fieri i ka dhene fund jetes duke pire kater kokrra helm te llojit fostoksine. Eduart Gega, i biri i avokatit te njohur Gezim Gega, dyshohet t'i kete dhene fund jetes si pasoje e depresionit. Ngjarja sipas policise, ka ndodhur ne oret e para te mengjesit te djeshem, ne banesen e familjes Gega. 22 vjecari, sipas policise kishte disa dite qe nuk komunikonte me asnje nga pjesetaret e familjes se tij. Gjate oreve te vona te dy neteve me pare, i riu pasi ka siguruar kater kokrra fostoksine i ka pire ato. Kane qene familjaret te cilet e kane gjetur ne gjendje shume te rende 22-vjecarin. Keta te fundit e kane derguar menjehere ne repartin e Patologjise se spitalit Fier. Per ore te tera mjeket e spitalit i kane dhene ndihmen e pare mjekesore, por i riu ka nderruar jete ne oret e para te mengjesit te djeshem. Mjeku toksikolog Kilo Stoja ka pohuar se "22-vjecari ka mberritur ne spital ne gjendje shume te rende. Ai ka qene shume e zverdhur ne fytyre dhe me puls pothuajse zero. Edhe pse i jane kryer injeksione per forcim zemre, lavazhe te shumta stomaku ai nuk ka mundur qe ti rezistoje helmit te shkaktuar nga pirja e kater kokrrave te fostoksines". Burime nga policia bene me dije se familjaret e 22-vjecarit, gjate marrjes ne pyetje kishin deklaruar se Gega kishte disa dite qe ishte ne gjendje depresive.
Xh. Beharaj