E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jetonte e vetmuar, i jep fund jetes 47-vjecarja

TIRANE - Nje 47-vjecare nga Tirana i ka dhene fund jetes duke u vetevarur ne banesen e saj. Ngjarja ka ndodhur ne Tirane, ne nje shtepi pas ministrise se Arsimit. Lajmi ehste bere i ditur nga burime policore, sipas te cilave Xhuljeta Alushi eshte vetevarur ne dhomen e saj ne te cilen jetonte vetem. Ajo ishte e divorcuar prej disa vitesh dhe e semure. Duke qene se Alushi jetonte vetem, trupi i saj eshte gjetur ne oren 16:00 te pasdites se djeshme, por policia mendon se ajo i ka dhene fund jetes disa ore me pare. Kane qene fqinjet e 47-vjecares qe kane njoftuar policine, pasi te shqetesuar per ate kishin kontrolluar banesen modeste. E aty kane gjetur te pajete 47-vjecaren. Ne vendin e ngjarjes kane mberritur forcat e policise qe kane nisur hetimet. Ne vend kane shkuar dhe ekspertet mjeko-ligjore te cilet kane arritur ne perfundimin se, 47-vjecarja Xhuljeta Alushi ka nderruar jete si pasoje e asfiksise shkaktuar nga litari i lidhur rreth qafes. Alushi ishte nene e tre femijeve, por ata jetonin me babane disa kilometra me poshte, ne Laprake. Si shkak te pare te ketij veteflijimi, policia dyshon se eshte semundja mendore qe vuante ajo. Nderkohe qe kane nisur hetimet dhe jane marre ne pyetje dhe te afermit e saj, pasi ajo nuk kishte njeri tjeter ne shtepi.

A. Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›