"9 janari", familjet ne greve urie
SHKODER - Dy pjesetare te familjeve te shoqates "9 Janari", te krijuar pas tragjedise se Otrantos te ndodhur ne 9 janar te vitit 2004, kane hyre dje greve urie. Ata kerkojne gjetjen e trupave te femijeve te tyre, rihapjen e ceshtjes, me qellim venien para drejtesise te autoreve te vertete te krimit, qe u mori jeten 28 personave, kryesisht nga veriu. Gjithashtu familjaret kerkojne qe, dosja e 9 Janarit te hetohet nga Prokuroria e Krimeve te Renda. I kontaktuar me telefon nga ana e gazetes, nje nga familjaret, Ndoc Bjeshka, deklaron se, eshte i vendosur te vazhdoje greven deri ne zgjidhjen perfundimtare te problemit.
"Kam djalin Kreshnikun, trupi i te cilit nuk eshte gjetur ende. Kam provuar te gjithe menyrat. Asgje nuk eshte zgjidhur. Nuk dal i gjalle prej ketej pa u zgjidhur kerkesat tona qe nisin me gjetjen e trupave te femijeve tane. Jane tete persona trupat e te cileve nuk jane gjetur ende. Me pas duam qe ceshtja te rihapet. Ende nuk jane para drejtesise fajtoret e vertete. Nga ana tjeter ne ate ngjarje kane humbur jeten 28 persona, keshtu me kete duhet te merret patjeter Prokuroria e Krimeve te Renda" ka deklaruar dje Bjeshka. Protesta e familjareve nisi serish pasi ata thone se, kane siguruar nje deklarate te ish- shefit te krimeve te asaj kohe ne Vlore, Sokol Bizhga, ku thuhet se, ne daten e 10 janarit, nje dite pas tragjedise, jane gjetur trupat e pajete te atyre qe tani cilesohen si te zhdukur. Familjaret e viktimave thone se, greva e tyre do te arrije deri ne veteflijim dhe se me vete kane marre edhe arkivolet. Ata akuzojne Ministrine e Mbrojtjes dhe ate te Transporteve se, nuk u dhane ndihmen ne kohen e duhur femijeve te tyre. Ngjarja per te cilen kane hyre ne greve dy pjesetaret e familjeve te shoqates "9 Janari", ka ndodhur kater vjet me pare ne kanalin e Otrantos. Rudina Llazari