E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet dhe masakrohet 30-vjecari

KURBIN - I zhdukur prej kater ditesh gjendet i vrare dhe i masakruar nje 30-vjecar. Osman Dede, me origjine nga Lushnja por me banim ne Kamze, eshte gjetur i vrare nen kembet e ures se Milotit, ose e njohur ndryshe si "Ura e Zogut". Dede ishte ne kerkim prej kater ditesh nga policia, e cila kishte bere kerkimev te ndryshme por nuk ka mundur ta gjeje te gjalle. Dje ai eshte gjetur. Ka qene nje 13-vjecar ai qe ka gjetur trupin e pajete. 13-vjecari eshte tronditur teksa kur ishte duke ruajtur bagetite e tij ne brigjet e lumit Mat ne afersi te Milotit, ka pare trupin e nje njeriu te shtrire ne toke dhe pa jete.

Ne te vertete pamjet kane qene rreqethese, pasi 13-vjecari E. Gega ka pare trupin e nje njeriu te shperfytyruar, madje gjysmen e trupit e kishte te gjymtuar nga qente rrugace. I lemerisur nga skena ai eshte larguar menjehere per tek banesa e tij ne Milot. Menjehere u ka treguar prinderve te tij, mbi ate qe kishte pare dhe gjetjen e trupit pajete ne breg te luminit Mat. Viktima me kater plumba ne trup, dy prej tyre ne koke dhe te shqyer nga egersirat eshte identifikuar pasditen e djeshme si, Osman Dede me banim ne Kamze, Tirane.

Ka qene ora 12: 00 e dites se djeshme, kur i mituri E. Gega, po kulloste bagetite e tij, ne afersi te lumit Mat, shume prane ures me harqe, e njohur ndryshe edhe si "Ura e Zogut". Aty ai ka vene re qente qe kishte me vete, per te shoqeruar bagetite qe po kullosnin nen uren. Ndersa i ka ndjekur nga pas, ka vene re qe ata po hanin mbi trupin e nje njeriu te vdekur dhe menjehere eshte larguar, ku pasi ka njoftuar prinderit e tij, eshte lajmeruar policia e Kurbinit. Burime zyrtare te policise se Kurbinit bejne te ditur se, ne vendin e ngjarjes kane mberrutur menjehere drejtues te policise se Kurbinit si dhe specialiste te krimeve te renda, te ardhur nga ana e Drejtorise se Policise se Lezhes.

Pas kryerje se ekspertizes, policia e Kurbinit ka konstatuar se trupi pa jete i gjetur ishte qelluar me dy plumba ne koke, ne pjese e siperme te saj. Po keshtu ne xhepin e pantallonave mbante nje fotografi te nje vajze rreth nje vjece dhe qe ne anen e pasme te saj kishte te shkruajtur emrin "Elsa". Gjithashtu dhe ne krahun e djathte te tij kishte mbishkrimin "Elsa". Ndersa koka dhe nje pjese e qafes ishte e demtuar, pasi qente endacake e kishin konsumuar ate. Ne vendin e ngjarjes jane thirrur edhe banore te zones per te ndihmuar njohjen e kufomes se gjetur.

Pas keqyrjes se trupit te pajete dhe nisur edhe nga demtimet e medha qe ai kishte ne koke dhe fytyre, policia e Kurbinit e ka derguara ate ne morgun e Mjekesise Ligjore ne Tirane, ku edhe jane duke u bere analizat me te hollesishme. Kjo ka bere qe rreth ores 16:30 minuta policia te arrije te gjeje identitetin e kufomes, nisur dhe nga gjetja e fotografise se vajzes ne xhepin e tij. Sipas burimeve zyrtare te policise mesohet se ai eshte Osman Dede, 30 vjec me banim ne Kamze te Tirane dhe origjine nga Lushnja.

Ardian Bushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›