E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbyllet festivali i filmit në Venecia

Konkurrenca ishte e lartë, por ai që bëri diferencën ishte filmi “Libani”, i regjisorit izraelit Samuel Maoz, që fitoi edhe çmimin “Luanii Artë”. Filmi bazohet mbi ngjarjet e pushtimit të vendit nga Izraeli në vitin 1982.

Ky film nuk ngjalli interesin e gazetave libaneze. Vetëm gazeta filo-hezbollahe “al Akhbar” ka reaguar, duke thënë se Maoz i cilëson ushtarët izraelitë si “pëllumba të paqes në një tank”.

Në fjalën e tij pas marrjes së çmimit, regjisori tha se kinemaja izraelite tregoi edhe një herë se është kthyer në institucionin qendror të kulturës vendase.

Ndërkohë, ka zhgënjyer filmi italian “Baaria” me regjisor Xhuzepe Tornatore. Ky film cilësohej si më i avantazhuari për të fituar trofeun.

Ndërkohë, juria, e kryesuar nga Ang Li, votoi që “Luani i Artë” si aktorja më e mirë ta marrë Ksenia Rapoport, kurse për meshkujt Kolin Firth.

                                                                                             

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›