Mbyllet hetimi për Trebickën, vdekja aksidentale
Pas rezultatit përfundimtar të ekspertit amerikan, tashmë është prokuroria ajo që përcakton zyrtarisht shkakun e vdekjes së biznesmenit Kosta Trebicka, duke dhënë detaje dhe duke sqaruar skemën e aksidentit. Vdekja është aksidentale dhe për këtë është vendosur pushimi i hetimit të filluar menjëherë pas marrjes dijeni për ngjarjen. Prokuroria e Korçës njoftoi dje zyrtarisht se ka pushuar çështjen për vdekjen e biznesmenit Kosta Trebicka. Sipas prokurorit të çështjes, Hysen Kulla, vdekja ka ardhur për shkak të veprimeve të vetë viktimës, ndërkohë që materialet hetimore të administruara bëjnë fjalë për veprën penale të “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”. Ky është konkluzioni përfundimtar që jepet pas hetimeve të gjata dhe analizave të realizuara nga ekspertët shqiptarë, por edhe ata amerikanë. Në vendimin e plotë të prokurorit të çështjes, tregohet me detaje skema e aksidentit që i mori jetën Kosta Trebickës, një nga dëshmitarët kyç të çështjes së shitjes së armëve në Afganistan dhe tragjedisë së Gërdecit. Vendimi për pushimin e hetimeve të procedimit penal nr. 1006, mban datën e djeshme dhe është i firmosur nga prokurori i çështjes, Kulla, si dhe nga eprori i tij Përparim Vukaj. Sipas prokurorit Kulla, mbi bazën e këqyrjes së vendit të ngjarjes së datës 12.09.2008, ku është gjetur i vdekur shtetasi Kosta Trebicka, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë në datë 13.09.2008 ka regjistruar procedimin penal nr. 1006 viti 2008, për veprën penale të “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290/1 të K. Penal. Nga tërësia e hetimeve të kryera rreth këtij procedimi penal ka rezultuar e provuar se në datën 12.09.2008, me marrjen e njoftimit nga Drejtoria e Policisë Qarkut Korçë, ku jemi njoftuar se në vendin e quajtur “Kullat e Gjergjevicës”, në aksin rrugor Lekas-Voskopojë është gjetur i vdekur shtetasi Kosta Trebicka, menjëherë është krijuar grupi hetimor me përbërje të drejtuesit të prokurorisë dhe prokurorit të gatshëm, si dhe të ekspertëve kriminalistë dhe mjeko-ligjorë ku është shkuar tek vendi i ngjarjes.
Këqyrja e vendit të ngjarjes
Nga lindja vendi i ngjarjes kufizohej me një pjesë pylli me bredh dhe pishë. Nga perëndimi, vendi i ngjarjes kufizohej me rrugën rurale që të çon në fshatin Gjergjevicë. Nga jugu kufizohej me kodrat e fshatit Gjergjevicë. Nga veriu kufizohej me rrugën rurale që të çon në fshatin Voskopojë. Si pikë orientuese për fiksimin e të gjitha provave që janë gjetur në vendin e ngjarjes është marrë kryqëzimi i rrugës rurale ekzistuese Lekas-Voskopojë. Në distancën rreth 95 m nga ky kryqëzim kur je i orientuar me drejtim lëvizje për të shkuar sipër në pjesën e rrugës të hapur rishtazi, gati me ekstremin lindor të kësaj rruge, gjendet fillimi i një gjurme rrëshqitjeje gomash automjeti që fillojnë nga krahu i djathtë i kësaj rruge në kulm me tendencë vazhdimi nga krahu i djathtë i kësaj rruge, me gjatësinë 9.8 m, e matur sipas formës së rrëshqitjes. Në të majtë të fillimit të kësaj gjurme, 5.3 m poshtë saj në drejtimin verior mbi një pjesë të ngritur të mesit të kësaj rruge, gjendet fillimi i një gjurme rrëshqitjeje formuar nga gomat e krahut të majtë të automjetit. Fundi i këtyre gjurmëve dhe konkretisht 1.9 m nga ajo e krahut të djathtë dhe 1.2 m nga ajo e krahut të majtë, gati në fundin e ekstremit perëndimor të kësaj rruge, poshtë tyre konstatohet prania e një mase xhamash të thyer, të cilat janë pjesë e një të tëre me sy të lirë, me një sipërfaqe 0.6 cm X 0.7 cm. Kufoma ndodhet në pozicion me shpinë nga toka, koka është në kënd 30 gradë në pjesën verilindore. Koka është e mbuluar me flokë të shkurtër të zinj të thinjur në masën 85 %, të rralla në pjesën e ballit, me gjatësi rreth 1 cm. Sytë e mbyllur plotësisht, goja gjysmë e hapur. Nga goja, vrimat e hundës dhe vrimat e veshëve konstatohen sekrecione hemorragjike me ngjyrë të kuqe të thatë.
Më tej dera e krahut të djathtë paraqet dëmtime masive në nivelin e dorezës midis dy llamarinave të derës. Pasqyra paraqitet e dëmtuar dhe së bashku e futur në pjesën e brendshme të xhamit. Në pjesën e kornizës, krahu i djathtë i mbajtjes së xhamit, paraqet dëmtime të freskëta pothuajse gjatë gjithë gjatësisë, me përqendrim më të madh nga gjysma e gjatësisë sipër. Në distancën 0.28 m nga këndi i poshtëm i derës sipër saj gjendet një masë dheu e thatë në trajtë stampimi, bashkë me bar. Xhami i parë i derës së pasagjerit paraqitej i thyer plotësisht. Xhami i parë, i zhvendosur nga pozicioni fillestar. Parafangoja e krahut të djathtë mbrapa paraqitej me dëmtime të freskëta në trajtë shtypjeje, me vendosje topografike përpara 0.3 m dhe pjesa e sipërme përsëri me heqje boje. Në pjesën e llamarinës në zonën e sinjalit, krahu i djathtë vërehej një gërvishtje e freskët me gjatësi 8 cm dhe pozicion 45 gradë në aksin gjatësor. Sinjali i majtë anësor i pasmë paraqitej me thyerje të freskët në të gjithë lartësinë e saj. Parakolpi në pjesën anësore të tij në krahun e majtë ka pasur një shtypje të freskët nga jashtë brenda, e shoqëruar me gërvishtje të freskëta anësore. Po kështu, ky automjet është këqyrur me imtësi në prani të ekspertëve në ambientet e Drejtorisë së Policisë Korçë dhe i është nënshtruar ekspertimeve dhe eksperimenteve për gjendjen teknike të tij.
Ekspertët: Vdekja e Trebickës, për shkak të veprimeve të veta
Rezultatet përfundimtare të 3 ekspertëve të caktuar nga organi procedues
Në bazë të akteve të ekspertimeve autoteknike të të tre ekspertëve të caktuar nga organi procedues, ekspertët në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri kanë dhënë këto konkluzione për dinamiken e ndodhjes së aksidentit si më poshtë:
1. Në bazë të raportit të oficerit të lartë, Kevin Teter, i policisë së shtetit Virxhinia, i thirrur nga Prokuroria shqiptare në cilësinë e ekspertit, theksohet se kjo manovër e menjëhershme ka bërë që pesha e automjetit të kalojë në krahun e djathtë dhe të rrotullojë mjetin duke thyer xhamin e derës së pasagjerit dhe duke e hedhur shoferin nga zona e hapur e tavanit. Ndërkohë, automjeti është rrotulluar në tavanin e tij, mbi shoferin dhe eventualisht është kthyer mbi rrota pingul me rrugën. Si rezultat i pjerrësisë së rrugës për poshtë, në drejtim të lindjes automjeti eci mbrapsht deri në pozicionin final të qëndrimit të tij.
2. Në bazë të aktit të ekspertimit autoteknik të ing. Daniel Xhemo, dinamika e ndodhjes së aksidentit është si më poshtë: “Autovetura e drejtuar nga i ndjeri Kosta Trebicka pak para fillimit të shfaqjes së gjurmëve rrëshqitëse, ka qenë duke lëvizur me një shpejtësi V sipas drejtimit jug-veri dhe e pozicionuar gati në gjysmën e djathtë të rrugës, me një tendencë të lehtë për nga e djathta, gjë që e vërteton gjurma e lënë nga goma e djathtë prapa. Në momentin kur makina ka qenë me gomat lart, mjeti ka qenë saktësisht mbi viktimën duke i shkaktuar atij dëmtimet e konstatuara në aktin mjeko-ligjor. Ndërsa drejtuesi i autoveturës në fillimin e përmbysjes, gjatë rrotullimit të parë, ka qenë nën ushtrimin e forcave aktive njëplanëshe, asaj të rëndesës G dhe dy forcave centrifugale Fc, F’c. Rezultantja e tyre e ka detyruar trupin e tij të shkëputet nga sedilja (rripi i sigurimit nuk ka qenë i vënë), të rrotullohet në sens orar dhe të zhvendoset (të lëvizë) drejt derës së djathtë. Gjatë rrotullimit të dytë të autoveturës, për shkak të dominimit të peshës gravitacionale vetjake G, trupi i tij është pozicionuar në hapësirën e hapur të çatisë (baxhës), nëpërmjet së cilës është larguar jashtë autoveturës, duke u shembur në rrugë dhe njëkohësisht duke marrë goditje nga pjesët e jashtme të saj”.
3- Në bazë të aktit të ekspertimit autoteknik të ekspertit Gëzim Hoxha, mekanizmi i ndodhjes së aksidentit është si më poshtë:
“Rruga ku qarkullonte mjeti në raport me terrenin vjen me një pjerrësi të lehtë. Në krahun e djathtë të rrugës, drejtimi lindor vjen i pjerrët dhe lidhur me rrugën ai përfaqëson një sipërfaqe të konsiderueshme paralel me atë dhe që është e mbuluar me bar të thatë. Në krahun e majtë të rrugës, drejtimi perëndim, vendi vjen më i ngritur në raport me rrugën dhe krijon një disnivel të përgjithshëm në vlerat 50-70 cm dhe në pjesën ngjitur me rrugën, ku lëviz mjeti, një skarpat të ngritur në vlerat 27-40 cm. Para afrimit të vendit të ngjarjes (në distancë 95 m nga pika e referimit), automjeti ka qenë duke udhëtuar drejt tij duke qenë i vendosur plotësisht në ekstremin e krahut të djathtë të rrugës. Në këto momente, për arsye të panjohura, drejtuesi i mjetit kryen një manovrim të menjëhershëm majtas me timon, për të kaluar mjetin nga krahu i djathtë i rrugës në atë të majtë. Gomat e krahut të majtë dalin nga rruga e hipin mbi skarpatin perëndimor të saj, ndërsa gomat e krahut të djathtë janë të pozicionuara në gjysmën e rrugës, pjesa perëndimore e saj. Ndërsa mjeti ka hyrë në kthesë dhe gomat e krahut të majtë kanë filluar lëvizjen në pjesën perëndimore jashtë rrugës, ato kanë filluar të shkëputin kontaktin me tokën dhe lëvizja e mjetit vjen duke u ngadalësuar. Në momentin që goma e parë e majtë ka përshkruar distancën 2.8 metër jashtë rrugës në pjesën e ngritur në Perëndim, ndërsa goma e parë djathtas sapo ka filluar të shkeli në skarpat, kemi fillimin e përmbysjes së plotë të mjetit”. Lidhur me drejtuesin e mjetit, në momentin që mjeti rrotullohet dhe përmbyset, forca që vepron mbi mjet vepron edhe mbi drejtuesin e mjetit, i cili në këtë moment konsiderohet trup i vetëm me mjetin. Për arsye të kësaj force, drejtuesi i mjetit i pafiksuar në mjet me rripin e sigurisë së pavendosur, hidhet jashtë mjetit nëpërmjet pjesës së hapur në tavanin e modifikuar në tokë dhe për shkak të shpejtësisë / energjisë që zotëron, vazhdon të spostohet më tej, duke rrëshqitur në sipërfaqen e tokës dhe ndalon në pozicionin e fiksuar në vendngjarje”. Siç rezulton më sipër, të tre ekspertët, një i huaj dhe dy ekspertët shqiptarë, pavarësisht se janë shprehur në akte më vete, kanë arritur në një konkluzion të njëjtë në përmbajtje për rrethanat e ndodhjes së aksidentit dhe shkakut të vdekjes. Këto akte përputhen edhe me aktin e ekspertimit tekniko-topografik, datë 15.09.2008 të inxhinierit gjeodet Ermal Gjermani.
Kush e shkaktoi aksidentin
Më konkretisht nga këto akte ekspertimi rezulton se modifikimi i automjetit, heqja e kabinës, lëvizja në një terren malor me pjerrësi të konsiderueshme të rrezikshme, mosmbajtja e rripit të sigurimit, manovrimi i menjëhershëm i drejtuesit të automjetit në krahun e majtë, kanë çuar në ndodhjen e aksidentit dhe në ardhjen e pasojës.
- Dëmtimet e konstatuara janë shkaktuar nga mjete të forta mprehëse, karakteristike për traumat automobilistike, me mekanizmin e goditjes dhe ngjeshjes së trupit me një pjesë të automjetit në një objekt të fortë.
- Shkaku i vdekjes së shtetasit Kosta Trebicka ka qenë shoku traumatik-hemorragjik i shoqëruar me kontuzionin e rëndë të trurit në terren të politraumës.
Hetimi, 23 persona të marrë në pyetje për Trebickën
Gjithashtu, në lidhje me këtë procedim penal janë pyetur 23 persona me cilësinë e personave që tregojnë rrethana të hetimit, nga këta; të afërm të familjes, shokë dhe miq të viktimës, si dhe dëshmitarë okularë në vendin e ngjarjes. Nga pyetja e tyre ka rezultuar e provuar mënyra e lëvizjes së shtetasit Kosta Trebicka nga data 11.09.2008 deri në datën 12.09.2008, rreth mesit të ditës ku edhe ka gjetur vdekjen nga ky aksident. Thëniet e këtyre dëshmitarëve përputhen në raport me të gjitha provat e tjera të sekuestruara në vendin e ngjarjes, tabulatet telefonike të ardhura nga kompania AMC mbi thirrjet e telefonatave hyrëse dhe dalëse të shtetasit Kosta Trebicka.
Konkluzioni i prokurorëve
Duke marrë në analizë të gjitha provat e administruara në procedimin penal nr. 1006 viti 2008, si procesverbalin e këqyrjes së vendit të ngjarjes, procesverbalin e këqyrjes së kufomës, tabela fotografike dhe kaseta filmike e vendit të ngjarjes, këqyrja e automjetit, këqyrja e kufomës, aktet e ekspertimeve mjeko-ligjore dhe kriminalistike, aktet e ekspertimeve autoteknike dhe topografike, procesverbalet e këqyrjes, marrjes dhe sekuestrimeve të të gjitha provave materiale, pyetjes së dëshmitarëve, tabulatet telefonike etj., arrijmë në konkluzionin se shtetasi Kosta Trebicka ka humbur jetën si rezultat i këtij aksidenti rrugor në mënyrën që arsyetuam në këtë vendim. Për sa më sipër, si dhe në mbështetje të nenit 328 germa “b” e Kodit të Procedurës Penale u vendos pushimi i hetimeve të procedimit penal nr. 1006 viti 2008. Gjithashtu, prokurorët njoftojnë me këtë vendim palët e interesuara, të cilat me marrjen dijeni të këtij vendimi kanë të drejtë të bëjnë ankim kundër këtij vendimi në Gjykatën e rrethit Gjyqësor Korçë ose tek Prokurori i Përgjithshëm.