Viktima e trafikut: Si përfundova prostitutë në Norvegji
Në pamundësi për të zhvilluar një video-konferencë direkte në sallën e gjyqit, dje në procesin gjyqësor në ngarkim të at e bir, Astrit e Nelgert Pata, togat e zeza kanë shfaqur regjistrimet e seancave të zhvilluara në një sallë gjyqi në Norvegji, ku të pranishëm kanë qenë trupi gjykues, prokurori i çështjes dhe avokati i të pandehurve. Gjatë dëshmisë së saj, e trafikuara S.K. ka rrëfyer njohjen me Astritin, kalimin në Greqi, transportin me dokumente false drejt Norvegjisë me ndihmën e bashkë të pandehurit, Shpëtim Daci, mbërritjen në Norvegji, njohjen me djalin e të dashurit, dhunën psikologjike të ushtruar nga i pandehuri Nelgert dhe detyrimin e disa prostitutave për të mësuar dhe kontrolluar kur punonte trotuareve, si u shpëtua nga Erik, norvegjezi që e nxori nga prostitucioni dhe që lajmëroi policinë. Gjithashtu, vajza rrëfeu kërcënimet e shumta që i bëheshin asaj për familjen dhe vajzën pas denoncimit nga i pandehuri Astrit, si dhe faktin që dhunën psikologjike të ushtruar ndaj saj nuk ka për ta harruar kurrë. I pandehuri Astrit dhe e dëmtuara Silvana janë njohur, sipas dëshmisë së të dëmtuarës, në lokalin e vëllait të Patës në Memaliaj. Silvana mësohet se në atë periudhë kur u njoh me Astritin jetonte vetëm, pasi ishte ndarë nga i shoqi, jo me vendim gjykate, pasi ky ishte i alkoolizuar. Takoheshin shpesh dhe trajtohej shumë mirë nga i pandehuri, madje ky i fundit edhe duke i premtuar pushime në shtetin fqinj të Greqisë. Vetë Astriti nuk e ka shoqëruar Silvanën për në Athinë, ndërkohë që kjo e fundit ka përfunduar në kryeqytetin helen te një kushëriri i Astritit. Pasi ndenji 10 ditë në Athinë, Silvana Kalemi është nisur drejt Norvegjisë, pasi i ishte premtuar nga Astriti se do kalonin pushimet për një muaj. Vajza u nis drejt shtetit nordik, me pasaportë të falsifikuar dhe me emrin grek, Pagona Givu, e shoqëruar nga një shtetas shqiptar me emrin Shpëtim Daci. Pasi kanë mbërritur në Norvegji, janë njohur me Nelgertin, por pa ditur dhe dyshuar se për çfarë e kishin sjellë deri në këtë shtet. Me të pandehurin Nelgert ishte edhe një vajzë me emrin Brunilda nga Pogradeci, nënë e një fëmije 9-vjeçar, për të cilën do mësonte pak kohë më pas se ushtronte “profesionin” e prostitutës, e detyruar nga i pandehuri, djali i të dashurit të saj. Madje, e dëmtuara ka parë gjatë muajve të parë edhe skena të ndryshme dhune, që ushtroheshin shpesh mbi Brunildën nga Nelgerti. Për shkak të kësaj dhune, sipas Silvanës, Brunilda shfaqte shpesh shenja nervozizmi dhe depresioni. Silvana është shprehur se “Brunilda i priste klientët në dhomë, pasi kishte kohë që ushtronte prostitucion në Norvegji”.
Detyrimi për prostitucion
Brunilda i rrëfen Silvanës se prostituonte në 24 orë, ditë e natë. Ajo përfundoi dhunshëm në rrugën e prostitucionit, pasi Nelgerti kishte abuzuar seksualisht për 24 orë me të dhe e keqtrajtonte shpesh. Dhe, me mbërritjen e Silvanës në Norvegji dhe e detyruar nga Nelgerti, Brunilda i mëson asaj sesi duhet të tërheqë sa më tepër klientë, pasi edhe ajo do të ketë të njëjtin fat, do t’i duhej të prostituonte. E kërcënuar në telefon edhe nga Astriti, Silvana ka nisur të ushtrojë prostitucionin, e monitoruar gjatë gjithë kohës nga Nelgerti. Të gjitha të ardhurat e përfituara nga dy vajzat gjatë ditës dhe natës i kalonin Nelgertit dhe Astritit. Silvana ka dëshmuar se “kur më detyruan të punoj si prostitutë, unë i telefonova Astritit në Shqipëri, i cili më shau dhe fyeu”. Klientët, sipas Silvanës, i siguronte Brunilda, e cila kishte mundësi komunikimi me ta për shkak edhe të gjuhës. Madje, ishte Brunilda personi që bënte edhe pazaret për një orë apo dhe më shumë me klientët. Por, jo vetëm këto, pasi ishte pikërisht ajo që merrte paratë në dorë dhe ia dorëzonte Nelgertit. Sipas dëshmisë së Silvanës, një orë me klientin kushtonte 1500-2000 korona, 2 orë kushtonin 2500-3000 korona dhe një natë e tërë kushtonte 7000-10000 korona. Gjatë muajve të parë, Silvanës i takonte të priste 8-10 persona në ditë. Të ardhurat, ka bërë të ditur Silvana para gjykatës, siguroheshin në një kasetë në bankë dhe më pas niseshin në drejtim të Shqipërisë. Paratë ruheshin në bankë nga Bardhyl Backa, mik i dy të pandehurve, pasi dispononte një pasaportë norvegjeze, sepse ishte i martuar me një shtetase vendase dhe kishte një fëmijë me të. Silvana Kalemi u shfrytëzua si prostitutë për gati një vit e gjysmë dhe dërgonte drejt Shqipërisë për llogari të Astritit 15-25 mijë euro në vit. Vetëm një herë të vetme, Silvana i nisi familjes së saj 2 mijë euro, pasi pati vëllanë sëmurë dhe familja mendonte se ajo punonte në një restorant. U desh të kalonte kohë që vetë i pandehuri Astrit Pata të merrte rrugën drejt Norvegjisë. Me mbërritjen e tij në qytetin ku banonin, babë e bir u zunë dhe për pasojë u ndanë më vete. Astriti mori Silvanën dhe gjeti një tjetër banesë për të jetuar, ndërkohë që në një gazetë publikoi numrin për ta gjetur më lehtë klientët. Vajzat filluan të punonin më vete dhe paratë e Silvanës binin të gjitha në dorë të Astritit. “Astriti dhe Nelgerti nuk më kanë keqtrajtuar fizikisht, por vetëm më kanë bërë gjatë gjithë kohës presion psikologjik”, - ka rrëfyer para gjyqtarëve denoncuesja Kalemi.
Kërcënimet
Pas denoncimit në polici të dy të pandehurve, Silvana ka marrë kërcënime të shpeshta nga Astriti, si për familjen e saj në Memaliaj, ashtu dhe për vajzën e saj, e cila jetonte te njerëzit e burrit të parë gjatë kohës që ajo pati probleme me të shoqin. Madje, gjatë kohës që e shfrytëzonte si prostitutë, Astrit Pata mundi të shkurorëzojë në gjykatë Silvanën nga i shoqi. I pandehuri, pasi nuk po mundte të detyronte Silvanën të tërhiqte denoncimin, tentoi edhe rrëmbimin e vajzës së saj 4-vjeçare, por pa mundur. “Vajzën e kam me vete në Norvegji”, mësohet t’i ketë thënë në telefon Silvana Astritit, kur ky vazhdonte ta kërcënonte nëse i dënohej i biri.