Pretenca, 20 vjet burg për pedofilin Braun
Akuzohet për abuzim me disa të mitur, deklarohet fajtor dhe kërkohet dënimi me 20 vjet burg për pedofilin britanik, David Braun. Kjo ka qenë masa e dënimit e kërkuar dje nga prokurori i çështjes, Kol Hysenaj, i cili gjatë parashtrimit të konkluzioneve përfundimtare paraqiti provat që bëjnë fajtor të pandehurin, rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, dëshmitë e dhëna nga fëmijët me video-konferencë dhe që kanë përmendur emrin e Braun si personi që i ka prekur dhe ka kryer veprime të këqija me ta. Madje, gjatë dëshmive të tyre, ata nuk kanë lënë pa përmendur edhe emrat e dy bashkëpunëtorëve Dino Kristodoulu dhe Robin Arnolds, procesi për të cilët është duke u zhvilluar paralelisht në këtë gjykatë nga një tjetër trup gjykues. Në seancën e ardhshme pritet të paraqiten konkluzionet përfundimtare të mbrojtjes dhe fjala e fundit e të pandehurit Braun, për të kaluar më pas në verdiktin përfundimtar të togave të zeza. Sipas hetimeve të kryera, rezulton se fondacioni “Fëmijët e tij” ka shërbyer si një qendër për pedofilët nga e gjithë bota. Gjatë aktivitetit të saj 6-vjeçar, në këtë shtëpi, në periudha kohore të ndryshme kanë ardhur pedofilë nga Anglia, Skocia dhe Irlanda, të cilët kundrejt pagesës kanë kryer marrëdhënie seksuale dhe homoseksuale me fëmijët. Sipas hetimeve, pedofilët maskoheshin si vullnetarë, të cilët vinin për t’u kujdesuar për fëmijët jetimë. Nga hetimet rezultoi se mes të dhunuarve janë fëmijë nga komuniteti rom, si dhe të mitur me prindër të divorcuar nga Tirana dhe rrethet. Një vend të rëndësishëm ka zënë gjatë procesit hetimor dhe gjyqësor dhe mendohen si prova mjaft të rëndësishme, edhe rrëfimet e të miturve që janë dhunuar seksualisht. Në dëshmitë e fëmijëve të dhunuar, ata kanë thënë se “babai”, siç e thërrisnin David Braun, i detyronte të bënin akte të turpshme. Po sipas dëshmisë, anglezët kanë përdhunuar edhe disa vajza, por kënaqësinë e tyre seksuale e kishin me djemtë. Ndërkohë që ekspertiza mjeko-ligjore ka zbuluar se disa fëmijë janë dhunuar seksualisht dhe janë të moshës nga 6 deri në 12 vjeç.
Të akuzuarit
John David Braun, 52 vjeç, anglez
Dino Christodoulou, 45 vjeç, greko-anglez
Robin James Arnold, 56 vjeç, skocez
Akuza
“Kryerje marrëdhëniesh seksuale me të mitur, shoqëruar me dhunë fizike”
Të akuzuarit
John David Braun, 52 vjeç, anglez
Dino Christodoulou, 45 vjeç, greko-anglez
Robin James Arnold, 56 vjeç, skocez
Akuza
“Kryerje marrëdhëniesh seksuale me të mitur, shoqëruar me dhunë fizike”