Mbyllet i përgjakur procesi i zgjedhjeve në Irak

Irakianët kanë dalë në numër të madh në votime në zgjedhjet parlamentare që shikohen si provë për aftësinë e Irakut për të vendosur sigurinë në vend dhe kalimin pa probleme të pushtetit irakianëve pas pushtimit të vendit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në vitin 2003.
Radhë të gjata votuesish u panë sot në qendrat e votimit, megjithë shpërthimet që u dëgjuan në Bagdad në fillim të votimeve në zgjedhjet e para parlamentare që nga viti 2005. Të paktën 24 irakianë u vranë sot në gjithë Irakun, ndërsa kryengritësit ndërmorën sulme me mortaja me synimin për të penguar zhvillimin e zgjedhjeve historike, që po vënë në provë vullnetin e popullit për të vazhduar rrugën e demokracisë, e cila është ende delikate në atë vend.
Kryengritësit, që u zotuan të pengojnë zgjedhjet, të cilat ata i shikojnë si sanksionim të qeverisë së kryesuar nga shiitët, ndërmorën një sërë sulmesh, ndërsa u hapën qëndra e votimit në kryeqytetin Bagdat dhe në gjithë vendin.
Të paktën 14 veta humbën jetën në Bagdatit veri-lindor, pasi një shpërthim rrafshoi një ndërtesë. Autoritetet policore dhe zyrtarët e spitaleve thanë se sulme të tjera me mortaja në Bagdatin perëndimor shkaktuan 7 të vdekur.
Televizioni transmetoi pamje të zyrtarëve të emergjencës në vendin e godinës së rrafshuar. Viktima të tjera pati nga shpërthime që u kryen gjetkë në Bagdat dhe në pjesë të tjera të vendit.
Kryengritësit ndërmorën sulme me mortaja në Zonën e Gjelbërt, ku ndodhet ambasada amerikane dhe zyra e kryeministrit. Në bazën e sunive në Azamijah, policia njoftoi për të paktën 20 sulme me mortaja që prej agimit.