Referendumi islandez: Jo rimbursim të bankave
Në referendumin në Islandë, me shumicë bindëse të votave, u refuzua marrëveshja me të cilën ky vend ishte dashur të paguaj miliarda dollarë për Britaninë dhe Holandën, për humbjet e ndërlidhura me një bankë islandeze.
Rezultatet e pjesërishme zyrtare treguan se më se 90% e pjesëmarrësve në referendumin e djeshëm, votuan kundër marrëveshjes, ndërsa më pak se 2% votuan për mbështetjen e saj.
Pyetja në referendum ishte se a duhet të mbështetet marrëveshja për pagesën e 5.3 miliardë dollarëve amerikanë për Britaninë dhe Holandën, si kompensim për pagesat, që këto vende u kanë bërë shtetasve të tyre, të cilët kishin humbur para për shkak të falimentimit të bankës Ajsesejv në vitin 2008.