E Shtunë, 31 Tetor 2026

Administrata Obama përpiqet të bllokojë rezolutën

Administrata e Barack Obamës ka bërë të ditur se do të përpiqet të bllokojë një projektligj kundërthënës, që e përshkruan si gjenocid vrasjen e armenëve nga turqit gjatë Luftës së Parë Botërore.

Një panel i kongresit amerikan të enjten aprovoi rezolutën duke i hapur rrugën kështë projektligjit.

Por sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton tha se administrata po punon shumë për ta parandaluar këtë gjë.

Turqia shprehu protesta të forta pas votimit dhe thirri ambasadorin nga Washingtoni për konsultime.

Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan tha se vendi i tij po akuzohej për diçka që nuk e kishte kryer, duke shtuar se rezoluta do dëmtonte marrëdhëniet turko-amerikane.

Presidenti Abdullah Gul tha se Turqia, një aleate kyçe e NATO-s nuk "do të jetë përgjegjëse për rezultatet negative te të cilat mund të çojë ky veprim."

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›