E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brown në Afganistan

Kryeministri britanik, Gordon Brown ka vizituar trupat britanike në Helmand të Afganistanit. Ai u takua edhe me civilë që punonin në disa projekte të rindërtimit dhe zhvillimit.

Ai vizitoi një qendër trajnimi të policëve afganë dhe premtoi se 150 policë të tjerë britanikë do të vinin për ndihmë.

Vizita e tij vjen ndërsa në vend rritet debati mbi dëshminë e tij ditën e premte në një hetim mbi luftën në Irak.

Dy ish-shefa të lartë të forcave të armatosura britanike kanë sfiduar dëshmitë që kryeministri Gordon Brown i ofroi publikut për luftën në Irak.

Zoti Brown tha se kur ishte Ministër i Financave, nuk ishte refuzuar asnjë kërkesë për pajisje ushtarake.

Lord Guthrie, që ishte Shef i Stafit të Mbrojtjes deri në 2001, tha se nuk ishte e vërtetë se zoti Brown kishte ofruar të gjithë ndihmën ushtarake të cilën ata kishin kërkuar.

Pasuesi i tij, Lord Boyce, tha se zoti Brown nuk kishte treguar tërësisht të vërtetën.

Familjet e ushtarëve britanikë të vrarë në Irak janë ankuar se disa prej ushtarëve humbën jetën pasi pajisjet nuk ishin të përshtatshme ose nuk ishin të mjaftueshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›