Zgjedhjet parlamentare në Irak po shoqërohen me atentate
Irakianet ju drejtuan sot qendrave të votimit për zgjedhjet e dyta parlamentare që pas rrëzimit të sistemit diktatorial të Saddam Husseinit.
Qendrat u hapën nën masa të forta sigurie, për të penguar atentatet e paralajmëruara nga militantët e Al-Kaides. Të drejtën e votimit e kanë 19 milionë irakianë në 18 provinca të ndryshme, nga ku do të dalin 325 deputetë.
Këto zgjedhje u zhvilluan gjashtë muaj para tërheqjes së trupave amerikanë që do t'i hapin rrugën tërheqjes së plotë të ushtrisë në fund të vitit 2011 pas nëntë vjet pushtim.
Ndërkohë, njoftimet e para bëjnë të ditur për të paktën 24 persona të vrarë dhe 60 të tjerë të plagosur si pasojë e disa atentateve të njëpasnjëshme me bomba dhe predha.
''Të paktën 12 persona humbën jetën dhe 10 të tjerë u plagosën nga shembja e një ndërtese pas një shpërthimi në lagjen Our, në veri të Bagdadit'', thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Brendshme irakiane.
“Katër persona të tjerë u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën nga shembja e një ndërtese tjetër si pasojë e vendosjes së eksplozivit në Chourta Rabia, në jug të kryeqytetit'', shton burimi.