Kontroll i tregut te karburanteve jepen me koncesion dy sherbime

Dy shërbime të rëndësishme publike në dy sektorë strategjik për mbledhjen e të ardhurave do të jepen me koncesion. Sipas Ministrisë së Financave bëhet fjalë për shërbimin e markimit dhe monitorimit të karburanteve në Republikën e Shqipërisë si dhe shërbimin e skanimit të kontejnerëve dhe automjeteve të tjera. Dhënia me koncesion e shërbimit të markimit dhe monitorimit të karburanteve në RSH, synon të sigurojë dhe garantojë pagesën e taksave dhe tatimeve të parashikuara nga legjislacioni shqiptar për tregtimin e karburanteve në të gjithë vendin nëpërmjet kontrollit të tregut të karburanteve (akcizë, TVSH, taksë karboni). Ky kontroll bëhet i mundur pikërisht me anë të sistemit të markimit të karburanteve ofruar nga shoqëria propozuese, i cili vërteton jo vetëm nëse përbërja e karburanteve ka ndryshuar mbas pagesës së taksave, por edhe nëse karburanti në qarkullim është i shënjuar, pra ka paguar taksën apo është i futur kontrabandë në tregun shqiptar.
Ndërsa dhënia me koncesion e shërbimit të skanimit të kontejnerëve dhe automjeteve të tjera ka për objekt projektimin, financimin, zbatimin dhe administrimin e shërbimit të kontrollit të kontejnerëve të destinuar për import, eksport apo që janë në regjim tranzitor, në gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Ky kontroll propozohet të realizohet nëpërmjet instalimit dhe përdorimit të disa pajisjeve “skaner” të një teknologjie të lartë inspektimi, e cila bën të mundur kontrollin e automjeteve pa qenë nevoja për të ndërhyrë fizikisht.
Dhënia me koncesion e këtyre dy shërbimeve të rëndësishme do të krijojë një treg më të sigurt, do të luftojë evazionin fiskal si dhe do ndalojë qarkullimin e produkteve kontrabandë.