E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan Inspektorati i Punes gjobit 24 subjekte

24 subjekte private në Elbasan janë ndëshkuar me gjoba deri në 500 mijë lekë të reja për shkelje të sigurimit teknik në punë, punë në të zezë apo mosregjistrim në organet tatimore. Për rastet e aksidenteve të ndodhura në punë, subjektet që nuk kanë plotësuar kushtet e sigurimit teknik janë dërguar në organet e drejtësisë. Bexhet Bica, drejtor i Inspektoriatit shtetëror të punës në Elbasan thotë së janë inspektuar 736 subjekte për zbatimin e legjislacionit në fuqi.

Gjatë kontrolleve të ushtruara janë identifikuar 30 raste punonjësish që punon pa sigurime shoqërore e shëndetësore. paralelisht vijon kontrolli edhe për të verifikuar subjektet që punojnë pa u licensuar nga organet tatimore.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›