E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkimi Evropian rregulla te forta per karburantin anijeve

Për t’u përshtatur me ligjet e reja të Bashkimit Evropian, kompanitë e transportit me anije tani do të përballen me një kosto shtesë që shkon nga 2.6 deri në 11 miliard Euro për shkak se duhet të pajisin serbatorët e anijeve me filtra të veçantë për të penguar derdhjen e sulfurit në det. Sipas rregullave të reja deri në vitin 2015 në zonat e kontrolluara në Detin Baltik, Detin e Veriut dhe kanalin e La Manshës përmbajtja e sulfurit në karburantin e anijeve duhet të ulet deri në 0.1 përqind. Në ujrat e tjera të Bashkimit Evropian përmbajtja e sulfurit deri në vitin 2020 do të ulet në masën 0.5 përqind. Kjo në linjë më rregullat e Organizatës Ndërkombëtare të Marinës. Bashkimi Evropian ka detyruar që tani anijet që të reduktojnë emetimet e sulfurit në porte. Përdorimi i naftës së pastër detare do të ishte zgjidhja që plotëson këto rregulla, por aktualisht tregtohet me çmimin 350 euro për ton dhe përmban 1 deri në 3.5 përqind sulfur. Por problemi është se Evropa ka shumë pak rezerva nafte të pastër dhe rafineritë e kanë të vështirë të prodhojnë në masën e duhur. Dhe sipas ekspertëve "Duke ndërruar llojin e karburantit, për të hyrë në një zonë me përqëndrim të ulët të sulfurit, do të shkaktonte dëme tek makineritë e anijeve. Një mundësi tjetër për anijet është të përdorin filtra të veçantë që pengojnë sulfurin e pranishëm në karburant të kalojë në mjedis. Ky filter kthen gazin e rrezikshëm në sulfat neutral, që mund të hidhet pa problem në det. Mënyra më e shtrenjtë për rafinertitë do të ishte të investonin në impiantet e tyre për të prodhuar më shumë naftë të pastër, gjë që do të kushtonte rreth 500 milion Dollarë. Një mundësi është MSAR, një produkt i zhvilluar nga “Quadrise Fuels International” dhe që ka një kapital prej 54 milion Dollarësh. Me këtë teknologji rafineritë përziejnë ujin dhe disa kimikate speciale me katranin dhe në vend të naftës së pastër prodhohet një lloj karburanti më i lirë, por me përqëndrim të njëjtë sulfuri si nafta e pastër.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›