E Shtunë, 31 Tetor 2026

Numerimi i votave PS merr Shijakun e Fierin. Rama kryeson ne Tirane

Për të tretën ditë grupet e komisionerëve po vazhdojnë numërimin e votave të 8 majit. Vërehet se procesi po ecën me ritme të ngadalta.

Në Tiranë janë numëruar 324 kuti votimi nga 485 kuti votimi. Kandidati i PS-së Edi Rama deri tani kryeson me 85774 vota, ndërkohë 85489 vota ka Lulzim Basha i PD-së. Ndërkohë që ka përfunduar numërimi në Shijak, Fier ku janë shpallur fitues kandidatët e Partisë Socialiste, përkatësisht Indrit Buka e Baftjar Zeqaj.

Ndërsa në Korçë procesi i numërimit është drejt përfundimit pasi kane mbetur dhe 3 kuti . Edhe në Korçë kryeson kandidati socialist, Niko Peleshi. Nuk ka përfunduar numërimi në Shkodër, Elbasan e Durrës. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›