Sissoko mungon për dy muaj

Nga Express më 26 shkurt 2011 në ora 16:22
Juventus do të jetë pa Mohamed Sissokon për dy muajt e ardhshëm, pasi është konfirmuar se mesfushori duhet të operojë gjurin. Reprezentuesi i Malit ka vuajtur nga lëndimet e shumta gjatë këtij sezoni dhe tani duket se problemet kanë arritur në kulm.
“Testet mjekësore të Sissokos kanë treguar se nevojitet ndërhyrja kirurgjike për të pastruar ashtin në gjurin e këmbës së majtë. Ai do të operohet të martën në Bordeaux nga profesor Jambou”, thuhet në komunikatën e Juventusit.
Edhe para dëmtimit, Sissoko spekulohej me largim nga Juventus në fund të këtij sezoni.