E Diel, 1 Nëntor 2026

Çdo shtetas shqiptar, prej sot, mund të udhëtojë me patentën per drejtimin e automjetit, lirisht edhe në Itali

Flet Zv/Ambasadori i Shqipërise në Itali, Zef Bushati 

Z.Bushati, tashmë që u ratifikua nga pala italiane marrëveshja për përdorimin e patentave, shqiptaret a mund te fillojne te levizin lirisht me patentën kombëtare në Itali?

Padiskutim qe po. Marreveshja hyri ne fuqi me 15 gusht, dhe çdo shtetas shqiptar qe sot mund të udhëtojë me patentën e tij të vlefshme kombëtare lirisht edhe në Itali. Kjo eshte nje arritje e madhe e qeverise se kryesuar nga Kryeministri Berisha. Madje mund te pohoj se per arritjen e saj, Kryeministri padyshim mban kontributin kryesor. "Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë për konvertimin e lejeve të drejtimit të automjeteve", nënshkruar më 27 Tetor 2008, ka hyre tashme zyrtarisht në fuqi. “Marrëveshja midis dy qeverive do të ketë një kohëzgjatje prej pesë vjetësh". Marrëveshja përcakton që nëse mbajtësi i lejes së drejtimit të lëshuar nga autoriteti shqiptar ose italian vendos rezidencën në territorin e palës tjetër, ai mund ta konvertojë lejen e tij të drejtimit në patentën e shtetit tjetër, pa iu dashur të japë provime teorike dhe praktike, me përjashtim të rrethanave të veçanta.Mendoj se kjo perben edhe nje arritje mjaft pozitive ne marrëdheniet bilaterale me Italine, e cila ne radhe te pare u sherben qytetareve shqiptare dhe por dhe atyre italjan.

Siç edhe e dini fluksi i udhetimeve te qytetareve shqiptare ne drejtim te Italise eshte rritur mjaft sidomos keto vitet e fundit. Mjaft shqiptare udhetojne per qellime biznesi,te tjere per te takuar te afermit e tyre, ka madje dhe mjaft te tjere qe udhetojne thjesht per turizem per te pare qendra me vlera te medha historike dhe kulturore. Shumica e tyre qarkullojne me makina dhe natyrisht me patenta shqiptare.

Kjo njohje e patentes shqiptare ka edhe anen tjeter, e cila vjen nga cilesia e larte dhe konform te gjitha standardeve te parashikuara nga BE-ja, çka na ben te shpresojme se mbas Italise edhe shtete të tjera anëtare te BE-se mund ta njohin patenten tone kombetare si nje leje per drejtim automjeti por, pse jo, edhe si nje mjet identifikimi per qytetarin shqiptar. Patentat shqiptare deri më tani janë njohur nga katër shtete të Evropës: Austria, Belgjika, Rumania dhe Bullgaria. Për të udhëtuar në shtete të tjera të Bashkimit Evropian apo edhe të Ballkanit, duhet të pajisesh me një patentë ndërkombëtare, e cila ka afat përdorimi vetëm për një vit. Te shpresojme se dhe shtete te tjera te BE-se do te njohin patenten shqiptare. Tashme qytetari shqiptar i paisur me Karten e Identitetit,Pasaporten Biometrike dhe patenten elektronike eshte nje qytetar  i denje i familjes europiane.

Z.Bushati, po emigrantët shqiptarë në Itali, si e kanë pritur këtë marrëveshje rezultative të qeverisë shqiptare?

Me mjaft entuziazëm. Kam takuar mjaft prej emigranteve ekonomike me qendrim te perkohshem ne Itali te cilet me “mburrje” ua tregojne miqve te tyre italiane patenten tone. Ata e shohin dhe japin urimet e tyre te sinqerta sic urojne gjithashtu kur shohin edhe karten tone te identitetit. Ndoshta ju nuk e dini por ne Itali jo te gjitha rajonet e kane karten e identitetit plastike dhe me mikrochip ku jane te regjistruara te dhenat personale e deri tek shenjat e gishterinjve.Ende ka Rajone sic eshte dhe ai i Lazio-s qe karta e identitetit eshte prej kartoni. Keshtu qe dhe emigrantet tane ne Itali i vleresojne shume arritjet e qeverise. Marrëdheniet diplomatike midis Shqiperise dhe Italise jane mjaft te mira, këto marrdhenie kane gjetur nje rritje mjaft te madhe vitet e fundit fale prioriteteve te vendosura ne programin e qeverise te drejtuar nga Kryeministri Berisha.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›