Mbyllet procesi i kthimit të pronave
27/07/2009 Pritet rishikimi i ligjit nga parlamenti i ri në shtator. Ja cili është programi i qeverisë deri në vitin 2011
Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit prej më shumë se një vit nuk jep më vendime
Mbyllet procesi i njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronës në Shqipëri. Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka ndërprerë dhënien e vendimeve me qëllim njohjen, kthimin dhe kompensimin e pronës. Ky proces rezulton të jetë mbyllur prej një viti, më saktë prej datës 31 qershor 2008. Kjo për shkak se data e mësipërme përkon me afatin e fundit që ligji ka përcaktuar për dhënien e vendimeve nga ana e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronës për këtë proces.
Procesi i dhënies së vendimeve
Më konkretisht bëhet fjalë për ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronës, i ndryshuar me ligjin nr. 9388, datë 4.05.2005 dhe ligjin nr. 9583, datë 17.07.2006. Neni 24 i këtij ligji përcakton se “procesi i njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronave të paluajtshme përfundon deri më datën 31.06.2008, me përjashtim të kryerjes së pagesës së kompensimit, e cila duhet të përfundojë në afatin e parashikuar në nenin 23 të këtij ligji”. Mbi këtë bazë Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave nuk mund të kryejë asnjë veprim për njohjen dhe kthimin e pronës në asnjë prej zonave të Shqipërisë. Ashtu siç thekson edhe neni 24, i vetmi proces pune që po kryen tani më personeli i agjencive qendrore në rrethet kryesore, sipas shpërndarjes së strukturës, është ai i kryerjes së pagesës së kompensimit të ish-pronarëve, që përfitojnë nga fondi që shteti ka caktuar prej vitit 2005 për këtë proces. Sipas ligjit, ky proces është më i gjatë në kohë dhe parashikohet të përfundojë më 2015-n.
Kompensimi financiar
Pikërisht për këtë afat bën fjalë neni 23 i të njëjtit ligj. Më konkretisht ai thekson se “duke filluar nga viti 2005 dhe për një periudhë 10-vjeçare resht Kuvendi me propozimin e Këshillit të Ministrave cakton fondin e kompensimit, i cili administrohet nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për kompensimin në të holla të subjekteve të shpronësuara”. Në këtë nen bëhet e ditur se për periudhën nga njohja e së drejtës së pronësisë deri në marrjen e shpërblimit subjekti i shpronësuar përfiton edhe interesin bankar sipas mesatares vjetore të nxjerrë nga Banka e Shqipërisë. Ky ligj ka caktuar një afat edhe për shpërndarjen e këtij fondi parash që ka vendosur qeveria nga Buxheti i Shtetit. “Ekzekutimi i vendimit për kompensim financiar kryhet brenda 6-mujorit të parë të çdo viti financiar. Këshilli i Ministrave përcakton rregullat dhe kriteret për trajtimin e vendimeve të kompensimit financiar”, - theksohet në nenin 17 të ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronës.
Parlamenti i ri
Afati i përfunduar me ligj që prej një viti mund të shtyhet. Por për këtë duhet të vendosë Parlamenti i ri, pasi është një vendim më tepër politik. Burime nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave bëjnë të ditur se ky ligj do të rishikohet me një projektligj që do të ndryshojë vetëm pjesën e afatit të përfundimit të procesit të njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronave, me qëllim dhënien e vendimeve që nuk janë përfunduar deri më tani. Kjo për shkak edhe të kërkesave që vijnë nga grupet e interesit, një prej të cilave është shoqata e ish-pronarëve. Parlamenti i ri pritet të fillojë punën në muajin shtator të këtij viti. Kjo është një prej çështjeve që do të trajtohet, fillimisht me propozim të Këshillit të ri të Ministrave, diskutimi dhe shqyrtimi në komisionet parlamentare dhe më pas miratimi nga parlamentarët e rinj. Duke bërë një llogari të thjeshtë, i gjithë ky proces mund të përfundojë rreth fundit të vitit 2009 ose në fillim të 2010, gjithnjë nëse të gjitha palët bien dakord për të rishikuar këtë afat.
Kompensimi deri në vitin 2011
Qeveria parashikon që rreth 500 ish-pronarë të përfitojnë kompensim në të holla. Deri tani fondi i përcaktuar është 2,1 miliardë lekë. Të dhënat bëhen publike në programin buxhetor afatmesëm, ku theksohet se nga viti në vit shifra e ish-pronarëve që do të përfitojnë të holla do të jetë rreth 500, ndërsa fondet do të shtohen rreth 100 milionë çdo vit. Në vitin 2009 kjo shifër është miratuar tashmë në vlerën 600 milionë lekë të reja, për vitin 2010 kjo shifër do të arrijë në 700 milionë lekë dhe në vitin 2011 plot 800 milionë lekë do të vihen në dispozicion të ish-pronarëve.
Çfarë parashikon programi afatmesëm
Sipas programit, politikat konsistojnë në njohjen dhe respektimin e të drejtave të pronësisë së subjekteve të shpronësuara nëpërmjet njohjes së pronës, kthimit dhe kompensimit fizik e financiar. “Realizimi i procesit të njohjes kthimit dhe kompensimit të pronave do të përcaktohet në një kohë sa më të shkurtër dhe kthimi fizik i pronës do të bëhet në kufijtë maksimal aty ku është e mundur dhe në pamundësi kompensimin e saj sipas formave të përcaktuara në ligj, kompensim fizik ose kompensim financiar”, - thekson dokumenti. Ky program do të shoqërohet edhe me rivlerësim të përvitshëm të treguesve të hartës së vlerës së tokës, ku përcaktohet vlera në lekë për metër katror sipërfaqe trualli për të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, duke iu përshtatur çmimit të tregut për një vlerësim sa më real të pronës. Për lehtësimin e kushteve të punës së administratës së Agjencisë së Kthimit të Pronave dhe miradministrimit të saj është përcaktuar edhe plotësimi me pajisjet e nevojshme për të garantuar cilësi në dokumentacion. E gjithë kjo bëhet me qëllim arritjen e standardeve të politikës së programit të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, duke u mbështetur në politikën e qeverisë për integrimin në BE.
Kompensimi financiar
Në garë 520 persona
Kompensimi financiar për ish-pronarët do të nisë në muajin shtator, pasi agjencitë rajonale të verifikojnë dokumentacionin e paraqitur. Aplikimi për këtë vit është mbyllur më 14 korrik. Burime të Agjencisë së Pronave bëjnë të ditur se numri i aplikuesve arriti në 520, ndërsa numri i përfituesve do të varet nga data e vendimeve të dhëna dhe nga vendndodhja e pronave që kërkohet të kompensohen. “Sa më shumë aplikime të jenë nga Tirana, aq më pak përfitues do të ketë, sepse gjithçka varet nga çmimi i tokës. Nëse sipërfaqet që do të kompensohen do të kenë çmim të lartë, atëherë numri i përfituesve do të ulet”, - theksojnë burimet.
BAZA LIGJORE
LIGJI PËR KTHIMIN DHE KOMPENSIMIN E PRONËS
Ndryshuar me ligjin nr. 9388, datë 4.05.2005 dhe ligjin nr. 9583, datë 17.07.2006
Neni 23
Fondi i kompensimit
1. Për zbatimin e kompensimit financiar, krijohet fondi i kompensimit të pronave. Ky fond përbëhet nga të ardhurat buxhetore, nga të ardhurat e krijuara nga ky ligj dhe të ardhura nga donatorë të ndryshëm.
2. Duke filluar nga viti 2005 dhe për një periudhë 10-vjeçare resht, Kuvendi, me propozim të Këshillit të Ministrave, cakton fondin e kompensimit, i cili administrohet nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për kompensimin në të holla të subjekteve të shpronësuara. Për periudhën nga njohja e së drejtës së pronësisë deri në marrjen e shpërblimit në formën e kompensimit në të holla, subjekti i shpronësuar përfiton edhe interesin bankar sipas mesatares vjetore të nxjerrë nga Banka e Shqipërisë.
3. Bazuar në vendimet e komisioneve vendore ose të gjykatave dhe sipas një radhe të përcaktuar nga vetë ai, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ndan fondin për kompensimin në mënyrë proporcionale.
Neni 24
Afati i përfundimit të procesit
Procesi i njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronave të paluajtshme përfundon deri më datën 31.06.2008, me përjashtim të kryerjes së pagesës së kompensimit, e cila duhet të përfundojë në afatin e parashikuar në nenin 23 të këtij ligji.