Mbyllet protesta, mbështetësit 45 orë në shesh
Opozita protestoi plot 45 orë pa pushim para Kryeministrisë, duke kërkuar hapjen e kutive të votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit. Dje, pas mesditës, pas një fjalimi të kryesocialistit Edi Rama, që shënoi fundin e maratonës 3-ditore, mbështetësit e PS-së iu drejtuan shtëpive të tyre, edhe pse përshëndetja mes tyre dhe Edi Ramës ishte për t‘u riparë shumë shpejt. Për pak minuta sheshi mbeti bosh, ndërsa filloi puna për çmontimin e skenës kryesore, heqjen e çadrave dhe gjithë ç‘kishte mbetur nga jetesa treditore e protestuesve. Protesta nisi ditën e premte në orën 16:00. Protestuesit që u mblodhën në sheshin "Skënderbej" mbërritën para Kryeministrisë duke shënuar një ndër protestat më të mëdha të opozitës. Sa për numrin e pjesëmarrjes, ka ende të dhëna kontradiktore, ndërsa opozita ka bërë të ditur se ishin 100 mijë shqiptarë në shesh.
Pas fjalimeve të liderëve nisi nata e parë e protestës, duke vendosur rreth 20 çadra në hapësirën e sheshit para Kryeministrisë, ku u akomoduan një pjesë e mirë e mbështetësve. U shpërndanë soba gazi e ushqim për protestuesit dhe sipas planit natën e parë qëndruan në shesh 30 deputetë së bashku me mbështetësit e tyre për t‘u ndërruar natën e dytë me 30 deputetë. Muzika ka shërbyer që të gjenin një mundësi për t‘u ngrohur duke vënë re se nata e dytë ishte akoma edhe më e ftohtë se e para.
Protesta e 20 nëntorit vjen pas një sërë protestash që janë zhvilluar në shtatë qarqe të vendit. Më 21 tetor, Partia Socialiste dhe parti mbështetëse të saj nisën maratonën e protestave pikërisht nga Tirana. Një javë më vonë, në protestën e Beratit Rama shpalli zhvillimin e protestës së madhe më 20 nëntor, duke vijuar më pas me Qarkun e Shkodrës, protesta në Elbasan, Lushnjë, Korçë, Vlorë, Fier. Ndërkohë që nuk u zhvilluan protesta në Qarkun e Gjirokastrës, Dibrës, Kukësit, Durrësit dhe Lezhës.
A.Thomollari