PERVJETORI XXV I BERISHES, GDHENDUR TE MALI I DAJTIT?
A do të mund t‘i qëndrojë arroganca e Kryeministrit Berisha protestës së rreth 100 mijë njerëzve që nga ana e saj, nuk është veçse maja e ajsbergut e një pakënaqësie në rritje që po rrethon pushtetin e tij? Kjo është pyetja që shqetëson sot? Sepse e motivuar nga një epsh i pazakonshëm për pushtet, arroganca e Sali Berishës është shndërruar në momente të tilla në një kosto të madhe për shtetin. Dikush ka shkruar se kur u ngjit për herë të parë në pushtet, Berisha është shprehur se vetëm pas nja 15 vjetësh mund ta dorëzojmë pushtetin. Por pas 20 vjetësh shohim se pushteti për Berishën është kthyer në një nevojë jetike. Ai nuk rron dot pa pushtet. Lidhja është bërë gebelsiane. Vetëm zvarrë mund të na nxjerrin nga zyrat - është shprehur Gebels sapo nazistët morën pushtetin. Thëniet dhe epshi për pushtet ngjajnë si binjakë. Tashmë një vendosmëri dhe qëndrueshmëri naziskino-enveriane për marrjen dhe mbajtjen e pushtetit me çdo kusht shfaq edhe Berisha dhe berishistët. Janë të vendosur të mos i lënë zyrat dhe privilegjet e majme që vjelin prej tyre edhe sikur të bëhet qameti. Pas 20 vjetësh tranzicion shqiptarët kanë ardhur në pikën e nisjes. Rrëzuan kultin e bronztë të një Enver Hoxhe që nuk e dorëzoi pushtetin për 40 vjet në "emër të shqiptarëve". E rrëzuan me shpresën e vagullt se nuk do të kishte më liderë që do të pushtonin kreun e jetës politike për dekada. Por ja tani kemi "Enver Berishën" që i ka mbushur 20 vjet në krye të politikës dhe që këmbëngul të qëndrojë edhe më në emër të "demokracisë dhe ligjit". Pak ditë më parë foli për një mandat tjetër të qeverisjes së tij, një mandat që nëse do ta fitonte, do të shpinte kryesimin e tij në politikën shqiptare drejt një jetëgjatësie 30-vjeçare. Një gjakim që dhunon gjithë shpresat për demokraci e rotacion. Një gjakim që i detyron shqiptarët që përmbysën bustin dhe kultin 40-vjeçar të Enverit, të gdhendin tani në majën e malit të Dajtit, po me germa romake apo musoliniane, XX vjetorin e Berishës në politikë dhe më pas, XXV apo XXX vjetorët e tij sikundër dikur përvjetorët e PPSH? Të gdhendni në ballin e malit të Dajtit damkën e nënshtrimit dhe turpit, damkën e tradhtimit të demokracisë, damkën e ripërqafimit të kultit të liderit, damkën e skllavërimit demokratik ashtu si gdhendën dikur damkën e skllavërimit komunist. Që kulti i Berishës të na rrojë sa malet, sepse kanë harruar që janë demokracia dhe liria ato që vdesin kur kulti i liderit "rron sa malet" në krye të "demokracisë".
***
Enver Hoxha paska qenë më pak i aftë se Berisha për të mos lëshuar kreun. Në kohën e sotme vështirë se do t‘ia dilte mbanë. Prandaj dhe e izoloi Shqipërinë, prandaj shfarosi partitë politike dhe pluralizmin. Në fund të fundit, Enveri e vendosi sundimin në kushtet e diktaturës, të luftës së ftohtë, me pushkatime, burgosje dhe internime. Enver Hoxha qëndroi në krye për 40 vjet në një epokë kur edhe shumë të tjerë liderë lindorë qëndronin në krye të politikës dhe shtetit deri në fund të jetës. Ndërsa Sali Berisha po rrëfen një jetëgjatësi diktatoriale në krye të politikës në kohë demokracie, kur një gjë e tillë nuk është më në modë, kur liderët në parti dhe shtet ndërrohen pa zgjatur më shumë se 10 apo 15 vjet. Të gjithë liderët e fillimit të tranzicionit, të kohës së rënies së Murit të Berlinit, kanë rënë. Sali Berisha mbetet i vetmi. Ai sot është i ngjashëm vetëm me Fidel Kastron. Po si ka mundur një politikan të sfidojë demokracinë dhe rotacionin që ajo imponon, duke u jetëgjatësuar në krye të partisë dhe të politikës, sikur të ishim në një epokë që menduam se e përmbysëm? Duke sabotuar dhe rrënuar demokracinë, madje duke justifikuar me "demokraci" mungesën e një rotacioni të liderit, që është i qenësishëm për demokracinë. Fillimisht në parti ku është bërë prej kohësh lider absolut, i pakonkurrueshëm, një Fyhrer, një Duçe, Fidel apo Enver. Më pas duke kapur, shantazhuar dhe korruptuar institucionet, drejtësinë, prokurorinë, gjykatat, të Apelit, të Lartën, Kushtetuesen, KQZ-të, Kolegjin Zgjedhor, duke nënshtruar Parlamentin, duke kapur mediat, shoqërinë civile deri edhe diplomacinë perëndimore. Tentakulat e oktapodit të kultit të tij shtrihen gjithandej, duke kapur shtetin dhe demokracinë për t‘i bërë të heshtin, të binden, që institucionet e shpikura nga Perëndimi për t‘i thënë liderit edhe "jo", t‘i thonë vetëm "po". Berisha ka arritur të jetëgjatësohet në politikë në kohën e demokracisë, sepse ka arritur të///////// pervertojë demokracinë shqiptare, duke e kthyer në një gjethe fiku të tiranisë që ka instaluar dhe po instalon. Ia ka arritur edhe në sajë të psikologjisë prej skllavi që shfaqin një pjesë e shqiptarëve. Këto 20 vjet provojnë se komunizmi u shemb si një ndërtesë e kalbur dhe nuk e përmbysën shqiptarët. Sepse një popull që përmbys një diktaturë nuk mund të ketë preferenca për nënshtrimin, për konformizim me liderin dhe kultin e tij sikundër po shohim në këto 20 vjet.
***
Arroganca e Berishës, që ai e përflet si qëndresë, është tashmë qartazi gebelsiane. Ajo shfaqet në dy plane: Kur është në opozitë e sulmon pa shkak pushtetin e radhës me protesta dhe bojkote pa fund dhe pa shkak, deri edhe me grushte shteti, ndërsa kur është në pushtet, as nuk do t‘ia dijë për protesta tejet masive dhe të përligjura të opozitës. Madje për ta bërë edhe më të prekshme këtë arrogancë, del edhe në dritare të zyrës së tij duke ia bërë me dy gishta protestuesve opozitarë që kërkojnë transparencën e votës së tyre, si për t‘u thënë se fitorja nuk do të jetë e tyrja por e arrogancës së tij "të pathyeshme" që nuk pyet për asgjë dhe për askënd. Ka ardhur koha që kësaj arrogance të neveritshme prej tirani t‘i jepet fund. Sepse ajo është rrënja e shumë të këqijave në këto 20 vjet tranzicion. Ajo është në rrënjë të tolerimit prej disa vjetësh të piramidave financiare nën maskën politike berishiste "me ne fitojnë të gjithë". Po arroganca e dhunshme e Berishës u shfaq edhe kur piramidat ranë dhe shqiptarët humbën paratë e tyre. Në vend që të largohej, sepse kish humbur mbështetjen popullore, ishte pikërisht qëndresa skizofrenike e Berishës, e shoqëruar me armatosjen e fanatikëve të tij, që vonoi zgjidhjen politike dhe e çoi shtetin shqiptar në një kolaps të plotë dhe të paparë në historinë e tij. Arroganca e Berishës është rrënja e grushtit të shtetit të 14 shtatorit. Shqipëria është i vetmi vend ku një lider që ka organizuar një grusht shteti ka mbetur i pandëshkuar nga ligji. Hitleri vetë bëri ca vite burg pas puçit të dështuar që organizoi. Por shqiptarët po ashtu si gjermanët, sollën me votë në pushtet një lider që ish përpjekur ta merrte pushtetin me forcë dhe që e kish provuar aftësinë "qeverisëse" për të mbjellë katastrofa. Dhe arroganca e këtij Hitleri shqiptar është në rrënjë të heshtjes së institucioneve që nuk denoncuan "Gërdecin" para se ai të shpërthente. Madje arroganca e Hitlerit shqiptar është edhe në rrënjë të heshtjes së opozitës pas tragjedisë së Gërdecit, ku u vranë me dhjetëra qytetarë. Po të kish vërshuar në shesh si sot, me flamurin e jetës kundër një qeverisjeje që mbjell vdekjen me korrupsionin e saj dhe që u mbrojt me "kodin e vdekjes", Berisha nuk do të ishte më në pushtet. E kemi parathënë se do të vinte dita e protestës, sepse çdo lëshim që i bëhet, Berisha e konverton në sundim. Por aq e madhe ishte frika që i kish kallur në zemër arroganca dhe qëndresa e Berishës politikanëve shqiptarë madje edhe të huajve, kaq e thellë ishte psikoza se po kërcënove pushtetin e Berishës kërcënon stabilitetin e shtetit, sa edhe diplomatët e huaj duket se e bindën opozitën të mos bëjë protesta, të mos kërkonte largimin e Berishës pikërisht, atëherë kur ai nuk e mbronte dot krimin e qeverisjes së tij, sikundër përpiqet të mbrojë sot vjedhjen e votës, me një "vendim gjykate". Opozita proteston sot në kushte më të vështira. Por më mirë vonë se kurrë. Sepse nesër Berisha do mbrohet edhe për krimin e Gërdecit me "vendim gjykate". Edhe për Rrëshen-Kalimashin. Opozita është sot në shesh përballë Berishës, sepse ngurroi të përballet me të në çastin e duhur kur ai qe në pikën më të dobët, kur vërtitej në gjendje nokdauni dhe si mjeran rreth gropës së Gërdecit që e kish hapur vetë me korrupsionin, mafiozimin, lakminë e tij dhe të pushtetit të tij. Por opozita dhe lideri i saj, Rama, i ranë krahëve prandaj detyrohen të protestojnë sot për të përmbushur një detyrë të braktisur, sepse u treguan të dobët atëherë kur duhet të ishin të fortë. Në vend që të kërkonin largimin e Hitlerit bënë pakt "kushtetues" me Hitlerin "në të mirë të demokracisë dhe për mirëqeverisjen". Po a mund të bashkëpunohet me një Hitler në të mirë të demokracisë dhe lirisë? Rezultati? Opozita detyrohet të përballet sot me një Berishë edhe më të fortë, duke e fuqizuar nga gabimet e saj. Por prapë nuk ka kaluar momenti për t‘i thënë ndal! Madje është më urgjente se kurrë. Sepse ndërsa opozita proteston, Hitler-Berisha punon për kapjen e sistemit. Nëse nuk ndalet sot, pas një viti Hitleri do të jetë në shumicë edhe në Gjykatën Kushtetuese dhe opozita nuk do të ketë më se ku të ankohet për ligjet antikushtetuese dhe antiliri që ai harton dhe aprovon me shumicë tiranike. Hitleri i demokracisë shqiptare po punon që sot që të kapë gjykatat, duke përfituar nga mungesa e ligjit për Konferencën Gjyqësore Kombëtare, ashtu si ujku që përfiton të shqyejë delet nga mungesa e bariut. Pak më vonë Hitleri do të zgjedhë si President Republike një shërbëtor të vetin. Pak më vonë po një shërbëtor i Berishës do të jetë kryeprokuror. Këtë ia ka mundësuar vetë opozita, me konsensusin e turpshëm dhe tiranik për Kushtetutën. Dhe prandaj opozita duhet të distancohet nga gabimet e saj të djeshme dhe njëherazi, të veprojë sot më me vendosmëri se kurrë për të kompensuar edhe dobësinë e saj të djeshme, kundër arrogancës së një Berishe të bërë edhe më arrogant edhe nga gabimet e saj të djeshme. Çdo lëshim apo pazar do të ishte fatal për opozitën dhe me pasoja edhe më të rënda sesa lëshimi i bërë në "Gërdec". Nëse tregohet e dobët edhe këtë radhë, nëse zhgënjen shpresat e atyre 100 mijë protestuesve që mbushën sheshet dhe të qindra mijë të tjerëve në gjithë Shqipërinë, atëherë liderët e PS, me Ramën në krye, le të shkojnë dhe të gdhendin me duart e tyre, që sot, XXV-vjetorin e Berishës dhe PD në ballin e malit të Dajtit. Dhe të rrinë e ta presin, tamam si dikur përvjetorët e Enverit dhe PPSH, "me ballin lart dhe duart plot".