Mbyllet rinumerimi ne Tirane Basha ne avantazh me 95 vota

Ne Shqiperi komisioni qendror i zgjedhjeve mbylli sot rinumerimin e fleteve te votimit per kryetarin e Bashkise se Tiranes te gjetura ne kutite e gabuara. Ne perfundim te procesit kandidati demokrat Lulzim Basha rezultoi me 95 vota me shume se rivali i tij kryetari socialist Edi Rama. Socialistet perseriten sot se sipas tyre procesi ka patur parregullsi te theksuara akuze e hedhur poshte nga zedhenesi i Komisionit. Te majtet megjithate kane paralajmeruar se do ti drejtohen serish kolegjit zgjedhor me shpresen qe ne kryeqytet te perseritet gara per kreun e bashkise.