Vatra pergatit 100 vjetorin Arshi Pipa nderohet ne Tirane

Nje grup veprimtaresh te Federates Vatra nga SHBA u takuan sot me presidentin e Shqiperise Bamir Topi. 100 vjetori i organizates se tyre perkon me 100 vjetorin e pavaresise se shtetit shqiptar. Perfaqesues te saj folen me shqetesim edhe per zhvillimet e fundit politike. Nderkohe nje grup studiuesish nderuan sot Arshi Pipen nje figure e njohur e diaspores shqiptare ne Amerike duke botuar nje veper te tij filozofike qe e shkroi ne burgun politik te Burrelit.
Presidenti i Shqiperise Bamir Topi u takua sot me nje grup perfaqesuesish te Federates Vatra nga SHBA. Ata kane disa dite qe vizitojne Shqiperine dhe me pas Kosoven dhe Maqedonine ne prag te 100 vjetorit te themelimit te organizates se tyre. Presidenti Topi tha ne takim se diaspora shqiptare ne SHBA ka luajtur dhe luan nje rol te jashtezakonshem per forcimin e marredhenieve te shkelqyera shqiptaro - amerikane si dy vende mike dhe aleate te ngushta.
Kryetari i federates shqiptare Vatra Gjon Bucaj tha se u diskutua edhe mundesia qe veprimtarite e 100 vjetorit te pavaresise te Shqiperise te perfshijne edhe ato per 100 vjetorin e Vatres. Nga ana tjeter zoti Bucaj tha se Vatra e sheh me shqetesim mjedisin politik ne shqiperi sepse veren intolerance politike. Ndryshimi eshte pjesa kryesore e demokracise. Ne demokraci duhen ndjekur rruget ligjore dhe te respektohen institucionet.
Ne cdo fushate elektorale gjuha eshte me kritika por pastaj behen votimet. Nga rezultati dikush do te fitoje. Ne rast se nisemi nga principet e demokracise dhe te burrnise shqiptare atehere njerezit pas fushates elektorale i japin doren njeri-tjetrit. Ne SHBA kandidati qe humb garen e therret i pari ne telefon fituesin e uron kundershtarin qe fitoi dhe i ben premtimin se do te bashkepunoje per interesat e popullit per interesat e vendit. Deshirojme shume qe kete gje ta shohim edhe ne Shqiperi. Ne kete menyre dikush humb votat por Shqiperia fiton - tha zoti Bucaj.
Nderkohe nje figure e njohur e kultures shqiptare dhe e diaspores ne Amerike Arshi Pipa u nderua po sot ne nje konference shkencore. Shtepia botuese Princi sapo ka botuar librin e Arshi Pipes Skice mbi konceptimin e jetes dhe Mbi Gjeniun te shkruara ne burgun e Burrelit ne letra duhani kur vuante burgimin politik si kundershtar i diktatures komuniste. Kjo ngjarje mblodhi shume studiues dhe dashamires te kultures shqiptare ne nje konference shkencore ku u shqyrtua krijimtaria e tij artisitike dhe filozofike.
Pipa me durimin e mesuesit na shpjegonte ate qe nuk do ta kishim kuptuar kurre. Ishte ky casti kur Pipa nga shok burgu shnderrohej dhe behej mesuesi yne per letersine filozofine dhe te tjera. Si nje Sokrat i koheve moderne ne oren e shetitjes ne ajrosjen e burgut ai rrethohej gjithmone nga nje grup te rinjsh qe ishin te etur te degjonin fjale te mencura te cilat nuk munguan kurre prej tij. Ishte fjalepak por bindes. Ishte krenar por i thjeshte. Ishte mjeshter por me zemer te celet - tha shkrimtari Amik Kasaruho nje nga te denuarit politik shok burgu me Arshi Pipen.
Nuk eshte hera e pare qe figura te shquara te kultures shqiptare nga diaspora e Amerikes botohen ne Tirane si modele frymezimi shkencor dhe atdhetar. Nje numer i konsiderueshem autoresh shqiptare ishin ndaluar te botonin dhe u burgosen e u vrane ne Shqiperi sepse idete e tyre demokratike nuk perputheshin me propaganden komuniste perndjekjen e dijetareve dhe izolimin e diktatures.