E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyllet shkolla e Gërdecit, nxënësit ecin 1 orë për tek shkolla tjetër

Kësaj shkolle i është vënë kyçi, nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës me arsyen se nuk plotëson numrin e duhur të nxënësve nëpër klasa. Përveç faktit që shkolla ndodhet larg, tani vogëlushëve iu duhet të shkojnë pasdite në shkollë.

Kjo gjë ka indinjuar së tepërmi prindërit e fëmijëve. Sania, e cila ka djalin në klasën të parë, shprehet: “Unë kam djalin e vogël të cilit, tani i duhet të udhëtojë 1 orë në këmbë për të shkuar në shkollë, ndërkohë që e kemi shkollën e Gërdecit e kemi në derë të shtëpisë. Unë tani jam e detyruar që djalin ta çoj në shkollë me fugon dhe me duhet të paguaj rreth 10 mijë lekë të vjetra në muaj.”  

Kurse një prind i një nxënësi tjetër, Vera, shprehet se:”Krizë është, ku t’i gjej lekët. Vajzën se le dot në këmbë, se ja e shkeli një makinë. I duhet të kalojnë rrugën. Tani fillojnë edhe shirat, ngricat, është ftohtë”.

Nxënësit shprehen se e kanë të vështirë për të shkuar në shkollën tjetër sepse e kanë pasdite dhe larg njëherësh. Kjo shkollë është ri-konstruktuar me fondet e Bankës Botërore dhe e Qeverisë Shqiptare. Në të mësonin 120 nxënës, mesatarisht 13 nxënës në çdo klasë. Tanimë ajo do të mbetet bosh pa asnjë funksion shërbyes për nxënësit e kësaj zone./Start/ Artan Dokuzi/

                                                                                             2012-09-27 17:15
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›