Mbyllet shtëpia e lindjes në Fushë-Krujë
Autori i Lajmit: red.
Fusha-Kruja, s do të ketë më shtëpi lindje. Reforma në sistemin e shëndetësisë ka çuar në mbylljen e disa qendrave shëndetësore dhe shtëpive të lindjes. Një prej qendrave të mbyllura së fundmi është shtëpia e lindjes në Fushë-Krujë, e cila kujdeset për një numër shumë të madh banorësh. Ky vendim është kundërshtuar nga drejtuesit e e pushtetit vendor të Fushë-Krujës. Punonjësit e kësaj qendre shpjegojnë se në fillim janë larguar nga puna të punësuarit në shërbimin ndihmës. Edhe dje në këtë shtëpi lindje kanë vazhduar vizitat dhe lindjet ndërsa shumë shpejt ky shërbim do kryhet në Krujë ose Tiranë.
Ky lajm është publikuar: 14/01/2009