E Diel, 1 Nëntor 2026

"Në hijen e Skënderbeut", instalacioni që e quan heroin, “Batman”

Autori i Lajmit: red.
“Instalacioni me dritë “Në hijen e Skënderbeut”, i cili u ngjiz nga hija e shtatores së Skënderbeut në Tiranë, do të shërbejë për ta “thirrur” Skënderbeun – sipas modelit të Batmanit – t u vijë në ndihmë shqiptarëve sa herë që ata do të kenë nevojë. Përmes hijes, Kapfer kërkon të hedhë dritë mbi përdorimin politik apo social të figurës së Skënderbeut në historinë e shkuar e të tashme të Shqipërisë”

Artisti austriak Franz Kapfer do të paraqesë në Tiranë instalacionin "Në hijen e Skënderbeut". Instituti Shqiptar i Artit Bashkëkohor e ka ftuar si artist rezident Kapferin, i cili e ka ngritur veprën në fjalë mbi konceptin e tij artistik që trajton stereotipin "mashkullor" të imazhit të heroit në historinë e kulturës evropiane. Instalacioni me dritë "Në hijen e Skënderbeut" u ngjiz nga hija e shtatores në sheshin "Skënderbej". Franz Kapfer ofron konceptin e tij mbi Heroin tonë Kombëtar. Instalacioni me dritë “Në hijen e Skënderbeut”, i cili u ngjiz nga hija e shtatores së Skënderbeut në Tiranë, do të shërbejë për ta “thirrur” Skënderbeun – sipas modelit të Batmanit – t u vijë në ndihmë shqiptarëve sa herë që ata do të kenë nevojë. Përmes hijes, Kapfer kërkon të hedhë dritë mbi përdorimin politik apo social të figurës së Skënderbeut në historinë e shkuar e të tashme të Shqipërisë. Projekti i Franz Kapfer do të realizohet në formën e një projeksioni me dritë mbi fasadën e Akademisë së Arteve, ditën e enjte, në orën 16:30, që do të ndiqet nga një debat i hapur mbi përvetësimin dhe ndërtimin e figurave të heronjve. Gjithashtu, projekti do të plotësohet nga një projeksion mbi ngrehinën e skenës në tarracën e Teatrit të Operës, gjatë tri ditëve në vazhdim, duke nisur nga nesër. Instalacioni i Kapfer realizohet në kuadrin e projekteve të Institutit të Artit Bashkëkohor në Tiranë. Rezidenca e Franz Kapfer pranë TICA është pjesë e shkëmbimit me "rotor", Grac, dhe realizohet me mbështetjen e ADMIRAL - Novomatic Group of Companies, dhe ambasadës austriake në Tiranë.
Ky lajm është publikuar: 14/01/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›