E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot shpallet fituesi, dy artistë u tërhoqën nga gara

Autori i Lajmit: red.
Ndarja e çmimeve të edicionit XV të Konkursit Ndërkombëtar të Arteve Pamore “Onufri” do të zhvillohet sot, gjatë një ceremonie që pritet të organizohet në mjediset e Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë, njoftoi dje zyra e shtypit pranë galerisë më të madhe të arteve pamore në vend. Në këtë konkurs do të paraqiten vetëm 11 punime të autorëve shqiptarë, nga 13 të prezantuar gjatë këtyre javëve që kur u shpall ky konkurs, ndërkohë që dy prej pjesëmarrësve në këtë konkurs kanë lënë në momentet e fundit garën. Kanë qënë Alban Hajdinaj dhe Orion Shima, të cilët kanë dalë jashtë konkurrimit me dëshirën e tyre. Njëkohësisht nuk do të jetë pjesmarrës as i ftuari nga Luksemburgu, Bert Theis. Ekspozita Ndërkombëtare e Arteve Pamore “Onufri”, do të qëndrojë e hapur deri më 2 shkurt 2009, plot 6 javë kalendarike pas çeljes së saj. Konkursi Ndërkombëtar “Onufri”, i organizuar për herë të parë në vitin 1993, mban emrin e Onufrit, kryemjeshtrit të pikturës së shekullit XVI. Sipas të gjitha gjasave, vazhdimësia e organizmit të tij, si një konkurs i arteve pamore, duket se është pozitiv për impaktin e artit pamor si në Shqipëri, por edhe më gjerë.
Ky lajm është publikuar: 14/01/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›