Papunësia tek të rinjtë, mbi mesataren
Autori i Lajmit: red.
“Për të papunët pa profesion po merren masa t u mundësohet formim profesional në qendrat publike me tarifa të reduktuara dhe, për kategori të veçanta, falas”, - tha ministri Duro. Me tej ai shtoi se gjatë vitit 2008 numri i të rinjve të trajnuar i ka kaluar të 4 500, duke rritur kështu mundësinë e tyre për të gjetur veten në tregun e punës.”
Niveli i papunësisë për të rinjtë llogaritet të jetë mbi mesataren. Nëse flasim për një papunësi 13.1% në shkallë kombëtare, në moshat e reja ky nivel arrin në 22.6%. Lajmi është konfirmuar nga vetë ministri i Punës Anastas Duro. Sipas tij, problemi i punësimit të të rinjve përbën një ndër prioritetet dhe sfidat e punës së Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Ai tregoi më tej se “në sajë të politikave tona për mbështetjen e punësimit të të rinjve, gjatë vitit 2008, nga rreth 12 mijë punëkërkues të papunë të punësuar nëpërmjet zyrave të punës, 27% kanë qenë të rinj”. Një mundësi e mirë për të rinjtë e arsimuar është edhe pjesëmarrja në panairet e punës, ku ofertat për punë nga biznesi për këtë kategori janë të shumta. “Duhet bërë e qartë se nuk është Qeveria, as Ministria e Punës ato që “punësojnë”. Detyrimi ynë është të ndërtojmë dhe zbatojmë politika që rrisin mundësinë e punësimit dhe në këtë drejtim jemi duke punuar”, - nënvizoi Duro. Problemi kryesor jo vetëm për të rinjtë, por në përgjithësi për të papunët, është, sipas ministrit Duro, mungesa e një profesioni dhe këtu synon ndërhyrja e politikave qeveritare. “Për të papunët pa profesion po merren masa t u mundësohet formim profesional në qendrat publike me tarifa të reduktuara dhe, për kategori të veçanta, falas”, tha Duro, duke shtuar se gjatë vitit 2008 numri i të rinjve të trajnuar i ka kaluar 4500 veta, duke rritur kështu mundësinë e tyre për të gjetur veten në tregun e punës. Lidhur me punësimin e të rinjve që kanë një diplomë universitare, Duro theksoi se që prej vitit 2007 Ministria e Punës zbatoi, për herë të parë, programin për nxitjen e punësimit të të rinjve që mbarojnë arsimin e lartë. Nga zbatimi i tij në dy vite kanë përfituar rreth 500 të rinj. Nëpërmjet këtij programi, të rinjve që kanë mbaruar arsimin e lartë dhe nuk e kanë gjetur veten në tregun e punës u mundësohet realizimi i praktikës profesionale gjashtëmujore si në sektorin privat, ashtu edhe atë shtetëror, me prioritet punësimin afatgjatë për ta. Edhe për vitin 2009 programet për nxitjen e punësimit të të rinjve do të jenë prioritare, deklaroi Duro, sipas të cilit "për herë të parë strukturat tona do të zbatojnë një program të përbashkët të financuar nga ILO në masën e 200 milionë lekëve për nxitjen e punësimit të kategorive të tilla si, të rinj, gra, të papunë të moshës mbi 45 vjeç etj”.
Ky lajm është publikuar: 14/01/2009