Arsenali fiton ndaj Liverpulit në “Anfield”
Rafael Benitez është duke kaluar orët më të vështira që kur mori drejtimin e Liverpulit, teksa skuadra e tij po pëson humbje njëra pas tjetrës. “Anfield Road” është një prej stadiumeve më mitikë të planetit, por në harkun e 4 ditëve është “pushtuar” dy herë, në fillim nga Fiorentina dhe sot nga Arsenali. Dhe ndeshjet kanë qenë si dy pika uji, të ngjashme me ecurinë vërtetë të keqe që kanë pasur të kuqtë këtë sezon. Në fundin e pjesës së parë Dirk Kajt kaloi Liverpulin në avantazh, duke krijuar idenë e largimit të krizës, por në të vërtetë nuk ndodhi kështu.
Në pjesën e dytë “Topçinjtë” kanë hyrë në fushë të vendosur dhe në fillim një autogol i Glen Xhonson e më pas Andrei Arshavin, përmbysën gjithçka. Kapiteni i Arsenalit Çesk Fabregas rrëfeu se ishte trajneri Venger ai që inspiroi skuadrën në pushim. “Nuk e kisha parë kurrë aq të nevrikosur trajnerin tonë, - tha Fabregas. – Trajneri po ulëriste dhe na tha se nuk e meritonim fanelën e Arsenalit nëse luanim në atë mënyrë”.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)