E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyt foshnjën e vet, pranga nënës

Sonila Lumi mësohet ta ketë vrarë fëmijën e saj pasi e ka rrahur, sepse nuk duronte të qarat e 18-muajshes


Trupi i pajetë i fëmijës është dërguar në spital, ndërkohë që mjekët kanë para shenjat e dhunës së ushtruar


KORÇË- Një nënë ka mbytur foshnjën e saj, ndërsa ka përfunduar vetëm dy orë pas krimit në prangat e policisë. Një ngjarje makabre është regjistruar gjatë mesditës së të premtes në fshatin Zëmblak të rrethit të Korçës.


Shtetësja Sonila Lumi, 23-vjeçare, ka transportuar të vdekur në spitalin e juglindjes fëmijën e saj vetëm 18-muajshe, ndërsa mjekët e spitalit kanë konstatuar shenja të shumta dhune.


Vetëm pas pak orësh blutë kanë mundur të shkojnë lehtësisht drejt autorësisë së kësaj ngjarjeje, autore që në rastin konkret është nëna e fëmijës së ardhur në jetë nga kurorërizmi i një lidhjeje mes çiftit.

Ngjarja


Ngjarja ka ndodhur gjatë mesditës së të premtes, teksa trupi i pajetë i fëmijës ka mbërritur rreth orës 14:00 në spitalin rajonal. Duke iu referuar të dhënave zyrtare të policisë lokale mësohet se kanë qenë mjekët e këtij spitali të cilët të alarmuar nga rasti kanë kërkuar ndihmën e policisë për një hetim të specializuar.


Pas hetimeve të para ka rezultuar se autore e këtij krimi është nëna e fëmijës, e cila ka përfunduar menjëherë në prangat e policisë vendore, ndonëse është përpjekur të mohojë vrasjen e fëmijës. Mësohet se krimi ka nisur në banesën e kësaj të fundit në fshatin Zëmblak, rreth 12 kilometra larg kryeqendrës së juglindjes.


ruaja ka qenë në shtëpi vetëm me fëmijën, teksa nuk ka mundur t'i durojë të qarat e pareshtura të saj. Fillimisht ajo ka tentuar ta rrahë, por më pas nuk e ka përmbajtur veten duke i vënë duart në fyt. Nuk dihet për sa kohë ka vazhduar kjo dhunë barbare që çoi fëmijën me inicialet K.L. drejt një fundi të tmerrshëm. Kur ka parë që fëmija nuk ka reaguar, gruaja e re iu ka kërkuar ndihmë familjarëve të bashkëshortit, duke pretenduar se fëmija ishte shumë i sëmurë.


Menjëherë foshnja 18-muajshe është nisur ndrejt Korçës, ndërsa bluzat e bardha të tij kanë konstatuar vdekjen që kishte ndodhur disa kohë më parë. Pas një verifikimi të thjeshtë janë konstatuar shenjat e shumta të dhunës në trup, ndërsa kufoma e fëmijës 18-muajshe i është nënshtruar autopsisë mjeko-ligjore.


Pas të dhënave paraprake të mjekëve ligjorë, por dhe hetimeve të para të policisë e dyshuara e këtij krimi të rëndë është nëna e fëmijës. Sonila Lumi ka përfunduar në pranga nën akuzën e "vrasjes me dashje", ndërsa do t'i duhet të përballet më drejtësinë pas tragjedisë që shkaktoi me krijesën e saj.


Hetimet


Pas arrestimit të 23-vjeçares si autore e dyshuar e krimit, policia është duke u përpjekur të zbulojë dhe shkakun e këtij veprimi që i mori jetën një fëmije.


Mësohet se gruaja ishte martuar me bashkëshortin e saj 25 vjeç E.Hoxhalli rreth dy vjet më parë. Burri që punon si çoban në fshatin e tij ka lënë pas një martesë të dështuar, ndërsa është martuar për herë të dytë me Sonila Lumin, e cila kishte shfaqur shenja dhune kohët e fundit.


Dyshohet që krimi të jetë kryer në kushtet e një depresioni të gruas. Gjatë mome
ntit të krimit e arrestuara ka qenë vetëm me foshnjën e saj ashtu si dhe ditë të tjera, ndërsa ka shpërthyer në një herezi që e ka çuar drejt vrasjes me dashje të fëmijës së saj.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›