E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyten nënë e bijë në Devoll, udhëtonin me një karrocë

Mungesa e një ure lidhëse midis fshatrave që ndahen nga brigjet e lumenjve janë bërë në jo pak raste burim tragjedie. Kujtojmë që në datën 24 maj të këtij viti, në fshatin Rrenas, në Komunën e Grekanit, rreth 45 kilometra larg qytetit të Elbasanit, teksa kalonin lumin Devoll kanë humbur jetën nënë e bijë. Selvije Çapja, bashkë me dy fëmijët e saj, Xhorxhinën dhe djalin Adrin, kanë qenë duke kaluar lumin Devoll për të shkuar te të afërmit në Mollas. Duke tentuar të kalojnë lumin me një karrocë, janë përpirë nga rrjedha e ujit dhe për pasojë 45-vjeçarja Selvije Çapja dhe vajza e saj u mbytën. Ndërsa djali shpëtoi falë ndihmës së karrocierit që po i kalonte për në bregun tjetër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›