E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mungesa e energjisë elektrike

Qyteti dhe disa komuna të Kukësit kanë pasur ndërprerje të theksuar të energjisë elektrike. Burimet e pushtetit vendor bëjnë të ditur se defektet kanë ndodhur nga këputja e telave për shkak të peshës së akullit, por dhe në disa fshatra janë raportuar rrëzim të shtyllave të tensionit të mesëm. Kështu janë raportuar prishje të linjave elektrike në Kalimash, në afërsi të nënstacionit ku këputja e telave elektrike ka lënë në errësirë rreth 40 mijë banorë të qytetit dhe fshatrave të zonës. Edhe Rrethi i Hasit ka pasur të njëjtat probleme me furnizimin me energji elektrike. Prishja e linjave, për shkak të stuhisë, ka lënë pa drita komunat Fajza, Golaj, si dhe një pjesë të qytetit të Krumës. Mësohet se defekti është riparuar në mesditë, ashtu si edhe në Kukës, por një numër fshatrash vazhdojnë të mbeten në errësirë, pasi përkeqësimi i mëtejshëm i motit ka vështirësuar ndërhyrjen për riparim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›